Home / Europa / Itali, terror në Napoli, bandat lajnë hesapet në mes të rrugës

Itali, terror në Napoli, bandat lajnë hesapet në mes të rrugës

Dy grupe kriminale, rivale me njëra-tjetrën, me luftën mes tyre kanë terrorizuar qytetarët e Napolit, në Itali, pasi shpesh herë anëtarët e tyre kanë dalë në mes të rrugës duke qëlluar si të çmendur me armë ndaj njëri-tjetrit dhe në ajër, me qëllim ngjalljen e frikës.

1427191288napoli2Në mediat italiane është publikuar një video që tregon “bëmat” e klaneve të Kamorrës për kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në qytetin jugor të vendit fqinj.

Megjithatë, për t’i vënë fre këtyre akteve, karabinierët kanë kryer mëngjesin e së martës një operacion ndaj personave të dyshuar për pjesëmarrje në këto akte, duke arrestuar 12 persona, anëtarë të klaneve D’Amico dhe De Micco.

Aksioni u ndërmor me kërkesë të Drejtorisë Rajonale të Antimafias. Nga hetimet e kryera, karabinierët dhe agjentët e Antimafias kanë dokumentuar me pamje filmike sulmet në mes të rrugës, shkëmbimin e zjarrit mes të rinjve, disa prej të cilëve adoleshentë, duke ngjallur terror mes banorëve.

Të arrestuarit akuzohen për tentativë vrasjeje, rrëmbim personi, armëmbajtje pa leje dhe krime të tjera të stilit mafioz.

Në videot e xhiruara nga telekamerat e fshehura të karabinierëve duken mes të tjerash të rinj në bordin e motorëve, që teksa kalojnë në një rrugë hapin zjarr ndaj një grupi rival.

Në trotuar ndodhen disa të rinj, mes të cilëve një fëmijë, që ia mbathin të tmerruar në anën tjetër të rrugës, ndërsa një tjetër vrasës del nga një cep dhe nis po ashtu të qëllojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.