Te ndryshme

5 bastet më të çuditshme dhe më qesharake

Si një industri e madhe me të ardhura marramendëse, kumari është bërë kryefjala e këtij muaji të Kampionatit Botëror Brazil 2014. Kazinoja, pokeri dhe bastet sportive, të gjitha këto uebsajte po dominojnë internetin dhe po pakësojnë ndjeshëm kursimet e njerëzve që jepen pas tyre. Pasurimi dhe varfëria e menjëhershme janë dy ekstreme që psikologjia njerëzore nuk është programuar t’i marrë me lehtësi.

Bastet

5. Sfida 10 mijë dollarëshe e burgerit

Hauard Lidrer (Howard Lederer) është një emër i njohur në botën e pokerit. Profesionisti amerikan ka nën emrin e tij dy tituj kampioni në Lojën Botërore të Pokerit dhe ka fituar mbi 5.900.000 dollarë duke luajtur në kampionate pokeri online. Megjithatë, uria e tij për të fituar nuk krahasohet me urinë e tij për ushqim, aq sa doktorët i këshilluan një operacion gastrik për të shpëtuar nga vdekja e hershme. Ai e ndoqi këshillën e doktorëve dhe humbi më shumë se 34 kilogramë. Duke parë një mundësi për të bërë para të shpejta, kolegu i tij kumarxhi, Dejvid Grej (David Grey) vuri bast 10 mijë dollarë që Lidrer nuk mund të hante një çizburger. Për fatin e keq të Grejit, Lidrer e hëngri burgerin dhe fitoi 10 mijë dollarët.

4. Bastvënia kundër kancerit

Kur Jon Methjus (Jon Matthews) u diagnostikua me kancer, ai vendosi ta kthejë lajmin e keq në një mundësi për të bërë para. Profesionistët e mjekësisë i thanë Mathjus se ai kishte vetëm tre muaj për të jetuar, por në vend që të zhvishej nga shpresat, ai vuri një bast për jetën e tij. Në vitin e parë të jetës pas diagnostikimit me kancer, Methjus fitoi 8300 dollarë thjesht duke mbijetuar. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin e dytë. Shanset për të jetuar shkuan në 100 me 1 në vitin e tretë, që nënkupton se ai do të fitonte 16 mijë dollarë kësaj here. Për fat të keq, sëmundja e vuri poshtë në maj të vitit 2010, por ai u largua nga kjo botë 16.600 dollarë më i pasur.

3. Basti si transeksual i Branson

Pronari i linjës ajrore “Virgin” dhe sipërmarrësi me famë botërore, Riçard Brandson, i propozoi shefit të “AirAsia”, Toni Fernandes, një bast në vitin 2010. Ai vuri bast që skuadra garuese e tij në Formula 1 do të dilte më mirë se skuadra Lotus. Fitimi? Humbësi do të vishej si transeksual dhe do të shërbente në linjën ajrore të dimrit për një ditë. Fernandes e pranoi sfidën. Në fund, skuadra e Branson doli në vend të 12 ndërsa ajo e Lotus në vend të 10. Prej kësaj, pronari i linjës ajrore fluturoi me “AirAsia” plotësisht i grimuar, me taka dhe fustan që i tregonte këmbët e depiluara nga Perth në Kula Lampur.

2. Burri që humbi gruan në lojën me letra

Kur pjesa më e madhe e njerëzve mbeten pa para në një lojë pokeri, ata thjesht dalin të turpëruar dhe me portofolin më të lehtë. Por jo Andrei Karpov. Kur lojtarit rus po i mbaronin paratë në lojën kundër Sergej Brodov, ai bëri një lëvizje befasuese dhe la gruan peng. Fati nuk ishte në anën e Karpov dhe ai përfundoi duke humbur lojën dhe gruan, Tatiana. Ajo ishte aq e nevrikosur nga fakti që u vu peng në një lojë saqë e divorcoi Karpov duke thënë: “Isha shumë e turpëruar dhe e poshtëruar. Por sapo ish-bashkëshorti im veproi ashtu, m’u desh ta lija”. Brodov e fitoi zemrën e Tatianës dhe ata u martuan së bashku. “Sergej ishte shumë i pashëm dhe një burrë joshës, unë jam shumë e lumtur me të”, – tha ajo.

1. Basti i gjoksit

Lojtari profesionist i tavllës, Brian Zembik, ishte i dhënë pas basteve të çuditshme. Pasi fitoi një sfidë 15 mijë dollarëshe, ku sfidohej se nuk mund të jetonte në tualet për një muaj dhe një sfidë tjetër 25 mijë dollarëshe ku duhej të flinte në një kuti për një javë, kumarxhiu kanadez vendosi të shkojë më larg.

Teksa luanin një lojë me shokun e tij Jobo, ata filluan të kishin mosmarrëveshje për seriozitetin e operacionit të rritjes së gjoksit. Përfunduan në një bast: nëse Zembik do ta rriste gjoksin e tij në masë të madhe nëpërmjet operacionit dhe do ta mbante atë për një vit të tërë, atëherë ai do të fitonte 100 mijë dollarë.

Pasi humbi shumë para në bursë, Zembik vendosi ta pranojë sfidën. Kur Jobo dëgjoi se Zembik kishte bërë operacionin, vendosi ta ulë shumën në 50 mijë dollarë, por Zembik refuzoi. Ai jo vetëm që e mbajti gjoksin për një vit, por e mban akoma edhe sot.

Megjithatë gjoksi i ka dhënë atij një status të famshmi, ai është shprehur se do ta heqë nëse vajza e tij 6-vjeçare do t’ia kërkojë. Ai duket se e ka mësuar se të jetosh me baste të çmendura nuk është normale. “Kam mësuar se paraja nuk është gjithçka”, – u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button