Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 24 mars 2015

Horoskopi për datën 24 mars 2015

horoskopiDashi

Mos e nënvlerësoni një situatë, por ndiqeni atë duke u siguruar që gjithçka po shkon ashtu siç duhet, edhe pse kjo do të thotë që të këmbëngulni shumë kundrejt një personi.

Demi

Sot do të njihni dikë që nuk do t’ju pëlqejë aspak; mundohuni që të mos e tregoni shumë bezdisjen që ky person ju shkakton, keni gjëra më të rëndësishme për të menduar dhe nuk është e rastit që humbni kohë kot.

Binjakët

Mbase rruga që keni zgjedhur për të zhvilluar një lloj projekti nuk është ajo që keni imagjinuar, por kjo nuk duhet t’ju dekurajojë aspak: në fakt, është rrugëtimi i përsosur për ju, një përvojë e paharrueshme.

Gaforrja

Keqkuptimi në punë nuk duhet t’ju ndalojë që të çoni deri në fund disa gjëra dhe veçanërisht nuk duhet t’ju provokojë absolutisht tensione mes kolegësh. Bëhet fjalë për një situatë të përkohshme.

Luani

Merrni gjithë energjinë që do t’ju vijë nga një person special i cili do t’ju takojë, edhe pse për pak kohë. Pasdite mundohuni që të bëheni të dobishëm për një person që e keni shumë për zemër.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti që t’i besoni një mikes suaj të gjithë shqetësimet dhe problemet që keni pasur kohët e fundit. Këtë duhet ta kishit bërë më parë, por gjithsesi nuk është shumë vonë.

Peshorja

Mos kini frikë që t’i komunikoni një personi gjithçka që mendoni: do t’ju kuptojë, e ka bërë gjithnjë, ndaj mos humbni kohë, por shkoni tek ai/ajo. Pasdite një keqkuptim do t’ju pengojë që të përfundoni detyrat.

Akrepi

Sot do të ndesheni me shumë ngjarje të pakuptimta dhe njerëz budallenj. Shfryjeni nervozizmin në kohën e lirë, duke bërë pak aktivitet fizik. Do t’ju ndihmojë që të hiqni mendjen nga gjithçka.

Shigjetari

Organizojeni ditën në bazë të të rejave të fundit: disa impenjime duhet të anulohen, por nuk bëhet fjalë për asgjë që ju nuk mund ta rikuperoni për disa ditë. Humorin do të jetë me ulje-ngritje.

Bricjapi

Ka disa çështje të cilat duhen përballur, edhe pse mund të jetë shumë e vështirë, megjithatë ia vlen, ndaj mos humbni kohë, por shprehni sa më shpejt gjithçka dini ekzaktësisht.

Ujori

Nuk është e thjeshtë që të pranoni fundin e diçkaje që ju ka bërë shoqëri për shumë kohë, por sa më parë ta bënim aq më shpejt mund të mendoni për një zgjidhje. Qëndroni të qetë.

Peshqit

Përgatituni që të rishihni disa gabime tuajat për shkak të ndërgjegjes që do t’ju mundojë e që nuk mund ta anashkaloni. Gjëja e drejtë është që të përballoni një çështje 100%.

Leave a Reply

%d bloggers like this: