Home / Europa / Francë, rrëzohet avioni gjerman me 150 pasagjerë në bord. Holande: Nuk ka të mbijetuar

Francë, rrëzohet avioni gjerman me 150 pasagjerë në bord. Holande: Nuk ka të mbijetuar

Një avion pasagjerësh që fluturonte mes Barcelonës dhe Duseldorfit është rrëzuar në Francë, raportojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.


Avioni “Airbus A320”, i kompanisë “German Wings”,  është rrëzuar në Alpet në jug të Francës, teksa transportonte 142 pasagjere, ndersa kishte ne bord 2 pilote dhe 4 anetare ekuipazhi. Qeveria franceze njofton se ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit, ndërsa dyshohet se të gjithë personat në bord kanë vdekur.

‘Le Figaro’ njofton se avioni u zhduk nga radarët rreth orës 11:20, ndërsa deri në atë moment lokalizohej në zonën e Barcelonnette.

Dy helikopterë të xhandarmërisë franceze kanë konfirmuar se kanë gjetur avionin në zonën e Prads-Haute-Ble’one, zonë mes Digne-les-Bains dhe Barcelonnette, bën të ditur radio Europa 1.

12:27 – Hollande: Nuk mendohet se ka të mbijetuar, viktimat gjermanë

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, thotë se janë zbuluar disa pjesë të avionit.

Presidenti francez, Francois Hollande, nga ana tjetër u shpreh i dëshpëruar se nga aksidenti ka mundësi që mos të ketë të mbijetuar.

“Nuk mendohet të ketë ndonjë të mbijetuar. Kushtet e aksidentit, të cilat ende nuk janë sqaruar, na çojnë të mendojmë se nuk ka të mbijetuar”, tha Hollonde.

Një tragjedi ajrore është shënuar ditën e sotme në Francë. Avioni Airbus A320 me 148 njerëz në bord mësohet se është rrëzuar në zonën e  Alpeve, në juglindje të Francës.

Autoritetet franceze konfirmuan se avioni “Lufthansa Germanwings” ishte duke fluturuar nga Barcelona në Gjermani, në qytetin Dusseldorf, kur u zhduk nga radari. Në avionin A320 ndodhen 142 pasagjerë, dy pilotë dhe katër kujdestarë.

Për momenti shkaqet janë të panjohura, por mësohet se në momentin e rrëzimit kushtet atmosferike nuk përbënin rrezik. Sipas France Info, avioni ka fluturuar në një nivel shumë të ulët, rreth 1800 metra kur malet janë të larta deri në 3 mijë metra.

Avioni që u rrëzua ishte 24-vjeçar dhe ishte një ndër më të kërkuarit. Shërbimet e emergjencës po shkojnë në vendngjarje.

13:05 – Zv/ kryeministri: 45 pasagjerë janë nga Spanja

Pas deklaratës së Presidentit francez lidhur me kombësitë e pasagjerëve që ndodheshin në avion, edhe reagimi zyrtar edhe nga Spanja. Sipas zëvendës kryeministrit të Spanjës, 45 prej pasagjerëve mendohet të jenë spanjollë.

Tragjedia e parë për Germanwings

Kjo është tragjedia e parë e kësaj madhësie që përfshin një aeroplan të kompanisë Germanwings.

Në vitin 1993, një fluturim i Lufthansa nga Frankfurti për në Varshavë, avioni doli nga pista dhe u rrëzua. Nga tragjedia humbën jetën dy persona, një pilot dhe një pasagjer.

Leave a Reply

Your email address will not be published.