Libri

Noli-Konica – Albumi i një bashkohësie në Bibliotekën Kombëtare

Biblioteka Kombëtare përuron ekspozitën kushtuar dy figurave të shquara  të jetës kulturore, politike, letrare e shoqërore të vendit dhe kolonive të tij në botë, Fan Noli dhe Faik Konica.

big_noli_konica_bashkeNë përkujtim të 50-vjetorit të vdekjes së Nolit dhe 140-vjetorit të lindjes së Konicës, respektivisht më 13 dhe 15 mars, Biblioteka kombëtare i propozon publikut një qasje të veçantë që ndjek dialogun kompleks që karakterizoi të dy personalitetet duke vënë në dukje njëkohësisht kontributet e tyre të përbashkëta si shkrimtarë, përkthyes, kritikë letrarë e kritikë socialë, dijetarë të hollë në debatet ndërkombëtare të kulturës botërore por edhe polemistë të fuqishëm ndaj zhvillimeve politike jo vetëm Shqiptare por edhe rajonale e europiane. Në këtë event merr pjesè edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kjo ekspozitë organizohet në trajtat e një albumi sekuencial, në tekste dhe imazhe, që përcjellin një nga marrëdhëniet më komplekse të botës shqiptare, një homazh admirues për dy figurat e papërsëritshme të jetës sonë kulturore e politike, Fan Noli dhe Faik Konica

Related Articles

Nje koment

  1. NJE VAKUM QE S’DUHET LEJUAR ME.
    Plotesoni me bustet ne madhesi natyrale te Nolit dhe Konices Kryeqytetin e atdheut,ngaqe vlerat e tyre tani i mesoi,vleresoi, edhe bota.Te shpallet konkursi kombetar per bocetet me te mira,qe artistet skulptore te bejne punen e tyre kualitative,me ngadale dhe ne qetesi, per keta kollose te Shqiperise.Ky vakum duhet plotesuar seriozisht.

Leave a Reply to Ligor Luarasi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button