Home / Ekonomia / Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet rriten me 62.4 %

Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet rriten me 62.4 %

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2014 arritën rreth 2,334 milionë lekë, ose rreth 62.44% më shumë se periudha janar-maj 2013.

Sipas statistikave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-maj 2014, pati një rritje prej 74.11% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një ulje prej 7.15% krahasuar me periudhën janar-maj 2013.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-maj 2014 pati një rritje prej 23.97% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 1.36% krahasuar me periudhën janar-maj 2013.
Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-maj 2014 pati një rritje me 33.97% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-maj 2013. Ndërsa numri i kontratave u ul me 11.39%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.