Rajoni

Samaras: Vendi nuk ka nevojë për një paketë të tretë ndihme financiare

 ”Athina nuk kërkon paketë të tretë ndihme financiare”, është titulli i një fragmenti të intervistës së kryeministrit grek, Antonis Samaras që botohet në faqen elektronike të gazetës ekonomike gjermane “Handelsblatt”. “Kryeministri grek pret që vendi i tij të lejë pas recesionin. Dhe përsa i përket reduktimit të borxhit, kryeministri sheh progres. Kjo vazhdon të thotë punë për vendin e tij”, citon në hyrje të shkrimit gazeta dhe vazhdon se “Greqisë nuk i nevojitet një paketë e tretë ndihme, pas përfundimit të pagesave të BE-së këtë vit. Dhe nuk sheh për dy vitet e ardhshme një vakum financiar që do t’i bënte të nevojshme kreditë e mëtejshme të ndihmës”.

“Mbështetemi në zhvillimin e ekonomisë”, nënvizon Samaras dhe, sipas gazetës, pret që vendi i tij ta lerë mbrapa recesionin.

Përsa i përket uljes së borxhit, gazeta gjermane thekson se kryeministri grek sheh progres. ”Greqia do ta reduktojë nivelin e borxhit, nga 175 për qind të PPB-së, që është sot, në 110 deri në vitin 2022, siç është rënë dakord me kreditorët”, vazhdon artikulli. “Me kusht që të gjitha palët do të respektojnë detyrimet e tyre”, sqaron kryeministri. ”Për Greqinë, kjo do të thotë se do të vazhdojë të punojë për reformat strukturore dhe se do të vazhdojë politikën e suksesshme fiskale”, shton gazeta. ”Anasjelltas, duhet që kreditorët të bëjnë realitet angazhimin e tyre për të diskutuar lehtësimin e borxhit”, shpjegon kryeministri grek, Antonis Samaras.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button