Home / Politika / Basha: Rilindja e Ramës fjalë boshe, shqiptarët kanë nevojë për zhvillim e perspektivë europiane

Basha: Rilindja e Ramës fjalë boshe, shqiptarët kanë nevojë për zhvillim e perspektivë europiane

Kryetari i PD, Lulzim Basha, mori pjese në Kuvendin Zgjedhor të degës së Përmetit dhe Mallakastrës, duke iu bashkuar shqetësimit të qytetarëve jo vetëm në Përmet dhe Mallakaster, por në të gjithë Shqipërinë, për situatën e rëndë ekonomike në vend. Ai tha se  “misioni i Shqipërisë europiane në çdo qelizë të saj, i standardit europian në çdo orë të jetës së çdo shqiptari kudo në vend, është misioni hyjnor i Partisë Demokratike”

Çdo shqiptar, tha Basha, e kupton sot me Rilindja ishte thjesht dhe vetëm një mashtrim për t’u marrë votën qytetarëve, nderkohe qe ka sjellë në vëmendje falimentimin e biznesit dhe papunësinë në rritje si kërcënim i madh për mirëqënien e qytetarëve.

Po ashtu, Basha është shprehur para demokrateve të Përmetit se “Rilindja’ e famshme  e Edi Ramës doli një fjalë boshe, rezultoi propagandë pa doganë, rezultoi  një tufë tollumbacesh që u shpuan një e nga një pikërisht sepse ishte një premtim bosh pa alternative, sepse nuk u bazua në një analizë konkrete, realiste të gjendjes së vendit, të mundësive të vendit dhe vizioneve për të shkuar përpara. Por, u bazua kryekëput në mashtrimin për të marrë votën. Sot përkeqësimi ndjehet kudo.

Zgjedhjet në PD, theksoi zoti Basha, “për vetë mënyrën qytetare që po zhvillohen, alternativat që po përcjellin kandidatët,  vendin e votës së lirë në themel të garës në parti dhe nivelin demokratik të riorganizimit të partisë, kane bërë që qytetarët ta ndjekin me dëshirë dhe shpresë për të nesërmen”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: