Home / Te ndryshme / Tel-Aviv, iluzionisti qëndron i varur në mur

Tel-Aviv, iluzionisti qëndron i varur në mur

Një iluzionist izraelit ka tronditur qindra kalimtarë në një shtëpi mallrash në Tel-Aviv duke qëndruar me orë të tëra në ajër. Hezi Dean kishte ngjitur vetëm njërën dorë në mur dhe qëndroi në këtë mënyrë për të paktën 5 orë. Shumica e njerëzve, edhe pse dyshonin për një marifet të mundshëm, sërish mbetën të mrekulluar nga skena që kishin përpara.

“Mendoj se dora e tij nuk është reale por është ngjitur në mur dhe një pjesë e trupit të tij është lidhur aty, prandaj ne e shikojmë si të varur”, deklaroi Ben Gur-Levi, banor.

Megjithatë për iluzionistin, kjo ishte një përpjekje e re për të shënuar rekord qëndrueshmërie, pasi kishte arritur më parë të qëndronte deri në 66 orë, brenda një kubi akulli.

“Ky marifet është pjesë e një shfaqjeje të re. Pasi kam bërë shumë gjëra të çmendura, këtë herë vendosa të mos bëj diçka ekstreme, por diçka të bukur që është magjike që do i shtyjë njerëzit të mendojnë nëse është reale apo jo”, tha Hezi Dean, iluzionist.

Iluzionisti u nda i lumtur nga shfaqja pasi për herë të parë siç tha ai, do të shkonte në shtëpi shëndosh e mire dhe jo me ndihmën e ambulancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.