Home / Europa / Itali, arrestohen 3 persona, akuzohen për “rekrutim me qëllime terrorizmi”

Itali, arrestohen 3 persona, akuzohen për “rekrutim me qëllime terrorizmi”

Një operacion antiterrorizëm i forcave italiane të rendit, në bashkëpunim me ato shqiptare, ka çuar në zbulimin e një celule ekstremistësh islamikë, simpatizantë të ISIS-it.

isis-italyJanë arrestuar tre persona, dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian me origjinë marokene. Ndërkohë, po vazhdojnë kontrollet mbi personat që rezultojnë të lidhur me celulën, që mendohet se ka shtrirje në disa zona të veriut të Italisë.

Bëhet e ditur se, operacioni që ka marrë emrin “Balcan Connection” është fryt i hetimeve dy-vjeçare në zonat veriore të Breshias e Torinos, ku është arrestuar një prej shtetasve shqiptarë. Akuza për të arrestuarit është “rekrutim me qëllim terrorizmi dhe propagandim i krimeve të terrorizmit”.

Shtetasi italian me origjinë marokene mendohet se është një prej autorëve të tekstit prej 64 faqesh që është nxjerrë në internet kohët e fundit në italisht. Dokumenti mban titullin “Shteti Islamik, një realitet që do të komunikojë” dhe konsiderohet nga hetuesit si dokumenti i parë i ISIS-it në italisht.

Leave a Reply

%d bloggers like this: