Teknologji

Facebook lancon “On This Day”

Nëse jeni një nga 1 miliard personat që përdorin Facebook-un për të mbajtur kontakte me familjen dhe miqtë, tani mund ta përdorni rrjetin social edhe për t’ju kujtuar datat e rëndësishme të jetës suaj.

onthisday“On This Day” është lancuar ditën e martë dhe ditëlindjet apo përvjetorët e martesës do t’ju vijnë me “notification” në “News Feed” ose në aplikacionin e Facebook-ut në celular.

Facebook-u e ka testuar këtë veçori të re për disa vite dhe më në fund ka ardhur edhe debutimi zyrtar.

Aktualisht, nuk ka një mënyrë për ta hequr “On This Day” nga “News Feed”-i juaj, por Facebook ka konfirmuar se një algoritëm do të filtrojë datat e pakënaqshme, si përshembull, postimet nga njerëz me të cilët jeni ndarë.

“On This Day” nuk është vetëm për evente speciale të jetës suaj, por edhe për postimet në të cilat ju jeni bërë “tag”. Pra, nëse keni kaluar një natë të çmendur jashtë shtetit me miqtë, atë natë ka mundësi ta përjetoni vit pas viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button