Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 25 mars 2015

Horoskopi për datën 25 mars 2015

horoskopiDashi

Është e rëndësishme që mos t’ju zërë “gjumi” nga situatat e vështira, por ta mbani gjithmonë mendjen e freskët. Festoni rezultatet me miqtë tuaj më të mirë! Zgjidhni me kujdes veshjen tuaj.

Demi

Jo e gjithë e keqja vjen nga një zhgënjim i vogël që mund t’ju ndodhë në mëngjes. Merreni si një shtytje për të cilën keni nevojë, megjithëse mund të jetë pak e fortë për ju.

Binjakët

Mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem të madh me një person është përqafimi edhe pse do të vazhdojë të jetë armik siç ka qenë deri më tani. Në fund do ta kuptoni se keni shumë gjëra të përbashkëta.

Gaforrja

Keni shpenzuar shumë kohë për të ndihmuar një person edhe pse ju e keni bërë me gjithë zemër, por tashmë ka ardhur koha që t’i dedikoheni plotësisht vetes mbi atë që doni dhe atë që duhet të bëni.

Luani

Ka ardhur momenti që të “hidheni”, te gjithçka për gjithçka, të qartësoni ndjenjat tuaja dhe më pas të hapni zemrën tuaj; diçka që ju duket e komplikuar ka nevojë vetëm për komunikim.

Virgjëresha

Sqarojini gjërat dhe çojeni një çështje deri në fund, cilado qoftë ajo. Pasdite do të mund të ndiheni më të çlirët dhe t’i dedikoheni diçkaje totalisht të re që do t’ju bëjë të ndiheni vërtet shumë mirë.

Peshorja

Ju ka mbetur edhe pak kohë për të marrë një vendim. Mbase keni nevojë për pak presion, të cilin duhet ta kërkoni diku në mënyrë që t’ia rinisni. Mos e humbni shpresën për një çështje të rëndësishme.

Akrepi

Mos bëni diskutime të kota, por jini të vëmendshëm dhe ktheni faqe për t’iu dedikuar diçkaje më fitimprurëse. Festoni momentin edhe me disa blerje, sepse do të gjeni diçka perfekte për këtë periudhë!

Shigjetari

Mos u merrni me një person që ju ka bezdisur shumë këto kohët e fundit, sepse kjo gjë do ta ndihmojë atë të ecë me këmbët e veta. Shfrytëzojeni këtë gjë për t’u marrë pak me veten.

Bricjapi

Është e rastit që t’u jepni fund disa situatave, të cilat shkojnë përtej mundësive tuaja. Ndaluni, kthehuni pas dhe shihni atë që ndodh pa pasur aspak frikë. Nëse diçka është shumë e rëndësishme do të ndodhë.

Ujori

Mundohuni që qetësisht të kuptoni se kush ua punon pas krahëve; nuk do t’ju duhet shumë kohë që gjërat t’i vini në vendin e tyre. Vetëm se mos u bëni nostalgjik.

Peshqit

Keni pretenduar shumë nga një person: reflektoni mbi zhvillimet e fundit dhe mundohuni të kuptoni atë që dëshironi vërtet. Tani duhet të bëni ju diçka për të demonstruar atë që ndieni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.