Home / Kosova / Kosova pas zgjedhjeve, në kërkim të numrave për qeverinë

Kosova pas zgjedhjeve, në kërkim të numrave për qeverinë

3de88cf48928484bb3c2e47878b17a14Në Kosovë, shpallja e djeshme nga KQZ e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit pasohet sot me takimin e liderëve të koalicionit paszgjedhor të dy partive të opozitës – Lidhjes Demokratike të Kosovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe subjektit të ri politik Nisma, me synim realizimin e marrëveshjes së tyre për formimin e qeverisë së re, me mbështetjen e kushtëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
LDK me 30, AAK me 11 e Nisma me 6 i bëjnë së bashku 47 deputetë, dhjetë më shumë se koalicioni parazgjedhor i PDK-së që i ka 37, por pa VV-në me 16 deputetë apo pa minoritetet me 20, prej tyre 10 serbë, nuk mund ta bëjnë më shumë se gjysmën e nevojshme të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh.
“Blloku LDK-AAK-Nisma do ta ketë mbështetjen e VV-së në Kuvend vetëm nëse pajtohet t’i rishikojë dialogun me Serbinë dhe procesin e privatizimit”, sipas shtypit kosovar, i cili sot publikon “Draftmarrëveshjen për kornizën operacionale dhe politike për një qeveri të përkohshme, prej tetë faqesh të cilën e ka ofruar Vetëvendosje”.
Lista Srpska me 9 deputetë ka paralajmëruar se mbështetjen e saj për subjektet politike shqiptare, të cilat do të kërkojnë t’iu bashkëngjitet në qeverisje do ta kushtëzojë, mes tjerash, “me kërkesën për formimin e menjëhershëm të Bashkësisë së komunave serbe, në përputhje dhe në mënyrën që është paraparë me marrëveshjen e Brukselit”.
Koalicionit parazgjedhor të PDK-së, edhe pse ka fituar zgjedhjet, për ta formuar qeverinë nuk i mjafton as mbështetja e të 20 deputetëve të minoriteteve, pasi gjithësej do arrinin 57 vota e duhen së paku 61.
Në zhvillimet e tjera pas publikimit dje pasdite të rezultateve përfundimatare të zgjedhjeve, sot në orën 15:00 përfundon afati 24 orësh, brenda të cilit subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ankesa të cilat janë duke mbërritur dhe pranuar.
Sot pasdite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, të parën pas publikimit dje të rezultateve përfundimtare, ndërsa ditëve të ardhshme do bëhet çertifikimi i këtyre rezultateve e pastaj konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i Legjislaturës së Pestë, i cili zgjedhë qeverinë e re

Leave a Reply

%d bloggers like this: