Te ndryshme

Karizma, si ta ktheni në një cilësi të personalitetit tuaj

Mund të duket sikur disa njerëz kanë lindur për të qenë të pëlqyer prej të tjerëve, por kjo nuk është e vërtetë. Fakti është se karizma është një tipar që secili mund ta zhvillojë te vetja. Pavarësisht personalitetit që keni, ka disa mënyra sjelljeje që do t’ju bëjnë me anë të praktikës të jeni më të pëlqyeshëm për të tjerët.

img3Mos merrni parasysh situatën tuaj në jetë apo qëllimet individuale, një mjet shumë i rëndësishëm për të arritur suksesin e dëshiruar është padyshim karizma. Kjo është ajo që ju lejon të kontrolloi një dhomë, të tërhiqni të tjerët drejt jush dhe t’i bindni njerëzit për idetë tuaja. Është një pjesë e rëndësishme e të qenët një lider që fiton ndjekës të devotshëm që janë të gatshëm të shkojnë me të deri në fund të botës. Njerëzit karizmatikë perceptohen, si të pëlqyeshëm dhe të fuqishëm, një kombinim i parezistueshëm dhe dinamik që do t’ju hapë shumë dyer.

Ndonëse karizma mund të duket si një cilësi misterioze, mësoni tani si ta bëni atë cilësi tuajën. Këto janë tri kategoritë ku duhet të përqendroheni për të fituar karizëm: prani, pushtet dhe ngrohtësi. Të kombinuara së bashku do t’ju bëjnë një magnet të fuqishëm për të tërhequr njerëz pranë vetes.

Prania

Keni pasur ndonjëherë një bisedë kur ju dhe të tjerët e kanë kuptuar se nuk keni vëmendjen e tyre të plotë. Ju ka bërë me shumë gjasa të mërzitur. Për fat të keq duket se gjithnjë e më pak njerëz po përqendrohen 100 për qind në bisedat me të tjerët. Me lindjen e celularëve inteligjentë, kjo është bërë edhe më e vështirë. Por ka disa truke si ta bëni tjetrin t’ju dëgjojë plotësisht.

Kur mendoni për karizmën mund t’ju duket se në fakt po përpiqeni të jeni shumë të mirë me të tjerët. Por sekreti paradoksal është se karizma do të thotë t’i bëni të tjerët të ndihen mirë për veten. Duke pasur karizëm do t’i bëni ata të ndihen të fuqishëm, aq sa kur të mbarojnë bisedën me ju të mendojnë se janë edhe më të fortë sesa kur e nisën atë në fillim.

Përqendrimi i energjisë mendore dhe emocionale te dikush me të cilin ju ndërveproni është mënyra sesi krijoni ndjenjën e rëndësisë. Njerëzit duan vëmendje, ata duan të njihen dhe të kuptohen. Nuk ka rëndësi të jeni introvert për të qenë karizmatik. Mund të jeni edhe duke u përqendruar në një grup të vogël njerëzish dhe duke u dhënë atyre vëmendjen tuaj të plotë. Karizma nuk ka të bëjë me sasinë, por me cilësinë. Prania do t’ju japë mundësinë të përdorni gjuhën e trupit për të lënë më shumë përshtypje. Sigurohuni të jeni shumë të rehatuar nga ana fizike, të mos jepni shenja të stresit apo pasigurisë. Mos përdorni teknologjinë, pasi kjo do t’ju bëjë të dukeni jo mjaftueshëm të përqendruar. Shikojini të tjerët në sy kur të flisni. Tundni kokën për të treguar se po dëgjoni, po ashtu bëni pyetje qartësimi. Prisni dy sekonda përpara se të përgjigjeni.

Pushteti

Individët karizmatikë janë njerëz të fuqishëm. Megjithatë, nuk është e thënë të jenë të rëndësishëm nga aspekti i detyrës. Në fakt, pushteti do të thotë të perceptohen si të aftë për të ndikuar në botën rreth nesh ose të kenë autoritetin të influencojnë te të tjerët. Njerëzit e pushtetshëm mund të bëjnë gjëra sipas dëshirës së tyre. Ata gjejnë mënyrën për të marrë nën kontroll situatën. Janë të sigurt në vetvete dhe e gjejnë gjithnjë anën e një problemi. Ata flasin ngadalë dhe pak. Sipas statistikave, ata flasin më pak sesa njerëzit e statusit të ulët. Duke i bërë fjalët të tingëllojnë të frikshme, të fuqishme dhe me vlerë, ata i japin të tjera nuanca fjalimit të tyre. Ata gjithashtu bëjnë hapësira pushimi ndërmjet fjalive. Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, këta njerëz të pushtetshëm kanë një heshtje frikësuese dhe të çuditshme. Kjo i rrit bisedës më shumë ankthin. Një tjetër mënyrë për të mbajtur nën tension bashkëbiseduesin është të folurit ngadalë. Me inteligjencë, qetësi dhe mendim çdo njeri fillon e përfshihet në bisedë. Ata janë njerëz të ‘ngrirë’, nuk lëvizin shumë dhe të bëjnë të mendohesh mirë përpara se të flasësh. Megjithatë, mbani mend se të qenët i fuqishëm nuk ju bën të jeni të pasjellshëm. Të pasurit dijeni për shumë gjëra, do t’jua shtojë akoma më tepër karizmën.

Ngrohtësia

Ka dy mënyra për të qenë i ngrohtë me të tjerët. Së pari praktikoni mirënjohjen. Duke pasur një zemër të mirë, ju i bëni njerëzit që ju kanë ndihmuar të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë edhe në vazhdim. Një zemër e mirë ju sjell një jetë të mirë.

Së dyti, zhvilloni solidaritetin me të tjerët. Duke shfaqur se jeni të interesuar të kuptoni mendërisht dhe shpirtërisht të tjerët, nuk do ta keni të lehtë t’i bëni për vete.

Mendojini të tjerët si motrat dhe vëllezërit tuaj. Për të qenë sa më të mirë me të tjerët, mendojini sikur janë të afërt me ju dhe që për ta keni vetëm qëllime të mira dhe doni t’i ndihmoni me gjithë shpirt. Komunikoni sy për sy. Nuk mund ta shprehni se vërtet solidarizoheni me të tjerët nëse nuk shiheni sy më sy. Ndërveprimi në jetën reale do t’ju bëjë më të besueshëm dhe kështu do të rrisë ngrohtësinë që pasqyroni te të tjerët, gjë që në fund të fundit i shtohet karizmës suaj.

Duke lexuar libra triller, kjo ju bën të jeni më të aftë të tregoni afërsi me të tjerët më shpejt. Mendoni një histori justifikimi për të tjerët. Nëse dikush ju bën një ngjarje të pakëndshme, justifikojeni situatën e tij me ndonjë gjë që do t’ju bënte të ndiheshit më mirë.

Së fundmi, jini kureshtarë për të tjerët. Bëni sa më shumë pyetje për t’i ofruar tjetrit mundësinë të justifikohet për gjërat që bën ose jo. Kështu do ta keni panoramën e jetës së tij më të qartë dhe do t’i tregoni më shumë ngrohtësi.

Zhvilloni tri cilësitë e mësipërme dhe së shpejti do t’ju cilësojnë si karizmatik!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button