Home / Keshilla / Martesa, gjërat që nuk varen nga ju dhe që nuk mund t’i kontrolloni

Martesa, gjërat që nuk varen nga ju dhe që nuk mund t’i kontrolloni

Nusja veçanërisht ka mijëra mendime: i ka para se të martohet, gjatë organizimit, ditën e martesës dhe pas saj. Fillimisht, ajo e pyet veten nëse gjithçka do të shkojë mirë dhe e gjen veten sa te një problem te tjetri, mes zgjedhjes së të ftuarve, të gatimeve, vendeve në tavolinë, më pas i bën sërish pyetje vetes nëse a u ka pëlqyer të ftuarve dita e dasmës së saj.

Bride WarsNë këtë mënyrë, çlodhja dhe qetësia është e pamundur, por ka një seri gjërash që vërtet nuk varen nga ne. Zbulojini më poshtë se cilat janë ato në mënyrë që të ruani qetësinë.

Moti

Ky ndoshta është ankthi më i keq i nuses dhe i dhëndrit. Për fat të keq, mund të ndodhë që edhe në mes të muajit korrik të bjerë shi edhe pse ju mund ta keni planifikuar ceremoninë martesore jashtë. Pra, ky është një problem tipik që nuk varet aspak nga ju. E vetmja gjë që mund të bëni për të qenë më të qetë, është që të siguroheni për një plan B. Për shembull, edhe pse mund të keni zgjedhur një vend jashtë me kopsht të bukur, siguroni mundësinë që festën ta shijoni edhe në një vend të mbyllur. Për këtë arsye, këshilla është të vlerësoni gjithnjë të gjithë pjesët e një vendi ku do të bëni dasmën. Pra, sigurohuni që të ketë hapësirë të bukur si jashtë, ashtu edhe brenda.

Vendet në tavolinë

Halla ose tezja mbase është e zemëruar me gjyshen, nuk flet më me kushërirën dhe e urren motrën. Pra, zgjedhja e vendeve në tavolinë është një katastrofë e vërtetë! Ndodh gjithashtu që ka grupe personash, që së bashku nuk njihen fare dhe vendosja e tyre nëpër tavolina është një vendim i vështirë. Por duhet të keni gjithnjë parasysh se ju nuk do të mund të arrini kurrë që t’i kënaqni të gjithë. Së bashku me të fejuarin tuaj, zgjidhni atë që sipas jush është zgjedhja optimale, pjesa tjetër nuk ka rëndësi!

Refuzimi në momentin e fundit

“Më fal, nuk ndihem mirë, nuk mundem të vij”: do të ndodhë me siguri, që ditën e dasmës në mëngjes disa persona do t’ju njoftojnë për mungesën e tyre. Kjo gjë do t’ju nervozojë dhe do t’ju duket si mungesë respekti, pavarësisht porositjes së tepërt të gatimeve. Do t’ju çmendë mendimi që vendet nëpër tavolina do të çrregullohen: por lëreni fare, mungesa e atyre të ftuarve nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar të ceremonisë tuaj, apo jo!

Mosvlerësimi i ushqimit

Kur të zgjidhni një catering ose një restorant, bëni disa prova të ndryshme. Shkoni nga një vend në tjetrin, me ose pa prindërit ose vjehrrit, me shpresën për të gjetur vendin perfekt. Gjithçka që çdo dhëndër dhe nuse bënë për martesën, është më e mira që mund të bëjë. Por do të jetë gjithmonë dikush që do të qeshë me zgjedhjet tuaja. Çfarë mund të bëni? Tregohuni moskokëçarës dhe bëni gjithçka dëshironi, ashtu siç ju pëlqen.

Prindërit ftojnë njerëz që ju nuk i njihni

Një gjë tipike e martesave është ndërhyrja e prindërve, apo “fushëveprimi” i tyre. Ata pothuajse gjithmonë ftojnë njerëz që ju mbase i keni parë vetëm një herë në jetën tuaj. Uroni që të keni mjaftueshëm numër ftesash dhe në këtë mënyrë t’ua plotësoni edhe prindërve pritshmërinë në lidhje me dasmën tuaj. Në fund të fundit, edhe pse për momentin ju duket një sjellje jashtë logjike, kujtoni faktin se edhe ata duan të festojnë në mënyrë krenare gëzimin tuaj.

Lulet e vjedhura të dekorit të dasmës

A e dini se shumë shpesh ndodh që të ftuarit vjedhin lulet në martesë? Përpara se të dalin nga kisha për shembull, ose nga vendi i dasmës marrin me vete edhe dekoret. Po, me të vërtetë ju duket një gjë e ulët, por mund edhe të ndodhë. Mbase ndonjë është edhe i fiksuar pas këtyre lloj koleksioneve dhe ju për fat të keq, nuk do të mund të bënit asnjë, sepse për ndryshe, do të dukeni të vrazhdë.

Dhuratat që nuk doni

Mos vallë keni bërë dy lista dasme të ndryshme posaçërisht për të shmangur mosmarrjen e dhuratave që nuk i dëshironi? Qetësohuni, sepse ato lloj dhuratash që nuk i pëlqeni, do t’ju vijnë gjithsesi. Mos u nervozoni, por vlerësoni gjestin. Merrni frymë thellë dhe kujtohuni se dhuratat janë shenjë e mirësjelljes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: