Ekonomia

AKU mbledh task forcën kundër therjes e tregtimit të mishit në ambiente publike

Në prefekturën e Elbasanit u mblodh sot task forca për kontrollin e therjes dhe shitjes së mishit, ku mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj.
Gjatë mbledhjes u evidentuan problematikat në lidhje me therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit jashtë kushteve higjieno – sanitare.
Drejtori i KU-së, Bakaj, tha se “nuk do të lejohet në asnjë rast tregtimi i mishit jashtë thertoreve të licensuara dhe të kontrolluara”.
Sipas tij, së shpejti të gjithë veterinerët e bashkive dhe komunave do të kalojnë në varësi të AKU për të pasur një rezultat më të mirë në kontrollin e produkteve ushqimore. “Kjo nuk bëhet për qëllime të veçanta por i shërben punës”, shtoi Bakaj.
4Ndërsa prefekti i qarkut, Arben Kamami, tha se “nuk duhet të kryhet më therrja dhe tregtimi i mishit në zonat publike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button