Home / Bota / Poroshenko shkarkon oligarkun, Igor Kolomoiski, guvernator i një rajoni kyç

Poroshenko shkarkon oligarkun, Igor Kolomoiski, guvernator i një rajoni kyç

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko shkarkoi nga detyra miliarderin Igor Kolomoiski, guvernator i rajonit të Dnipropetrovsk, në kufi me lindjen separatiste pas një mosmarrëveshjeje që përfshin vendosjen e personave të armatosur në Kiev për kontrollin e pasurive fitimprurëse të naftës.

Igor-Kolomoiski1Dy liderët janë takuar dje në mbrëmje në presidencë dhe sipas shërbimeve të kreut të shtetit,  Kolomoiski 52 vjeçar ka dhënë dorëheqjen.

”Presidenti ka pranuar kërkesën e dorëheqjes së Igor Kolomoiskit i cili është emëruar në mars të vitit 2014 në krye të rajonit të Dnipropetrovskit në kufi me territoret separatiste pro-ruse”, sipas një komunikate të presidencës ukrainase.

Edhe pse shumë pranë Donetskut, rajoni i Dnipropetrovskut i ka rezistuar thirrjeve të separatistëve rus, veçanërisht në sajë të miliarderit Igor Kolomoiski i cili ka blerë paqen shoqërore dhe ka penguar për shumë vëzhgues përhapjen e një rebelimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.