Arte

Piktori Agron Saliu në Galerinë Prima Zenter në Berlin

Agron-Saliu-466x350Sot në mbrëmje në “Galerinë Zenter”në Berlin, piktori Agron Saliu do të çeli ekspozitën e tijë të titulluar “Prelued”.

Sipas koha.net, mësohet se kjo ekspozitë, si tematikë të sajë do të prezantojë shtresat sociale në shoqëri, nepermjet disa portreteve që vijnë nga cikli “Në Pritje”, dhe ato janë tejet ekspresive.

Në portretet asociative të realizuara nga piktori Agron Saliu shihen njerëz të vuajtur, shihet dyfytyrësia, por edhe njerëz shpirtmirë dhe të dashur. Saliu thotë për Deutsche Wellen se “atë që e sheh në jetë, atë edhe e pikturon”, do të thotë reflektimin pozitiv, por edhe negativ tek njerëzit.

“Nga realiteti nuk mund të ikim. Ndaj as arti nuk mund t’u ikë dhe t’i përjashtojë njerëzit e vuajtur, dyfytyrësinë”, pohon Saliu, i cili përpiqet “që përmes artit, në mënyrë asociative, t’u japë rol portreteve edhe virtyteve dhe mangësive, siç janë sinqeriteti, gënjeshtra, maska e njerëzve dhe dashuria”.
Përmes krijimtarisë sime, të cilën e bëj me sinqeritet dhe dashuri, shton ai, jam në pritje të një “Preludi të ri”. Ekspozita e pestë e piktorit Saliu me titull “Prelude” mbështetet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Agron Saliu ka lindur në vitin 1984 në Tetovë. Ai ka diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin e Arteve, drejtimi pikturë. Deri tani ka organizuar katër ekspozita personale: në Paris në vitin 2013, Shkup dy herë brenda vitit 2012 dhe një në Tetovë. Ka qenë edhe pjesë e ekspozitave grupore në Sarajevë, Ohër, Gostivar, Tetovë dhe Shkup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button