Ekspozita

Njollat e urta të Eljan Taninit

Ekspozita

Njolla te urta Eljan TaniniAi i quan “Njolla të urta” gjithë shenjat e mbetura diku në një cep të kujtesës. Shenja që i ka rrëmbyer prej saj për t’i shndërruar në imazhe që tregojnë rrugëtimin drejt jetës. Pas poezive, dhe angazhimit të tij të njohur social në mbrojtje të natyrës, gazetari Eljan Tanini vjen së fundmi me një ekspozitë personale. “Njolla të urta” quhet ekspozita e hapur dje te Rruga e Durrësit, ish-ambasada jugosllave, e cila do të qëndrojë e hapur 10 ditë. “Kur isha 5 vjeç kam mësuar të vizatoj jo nga njerëzit, por nga disa figura që më shihnin. I pari ishte një tigër që Paçoja muratorja e lagjes e krijoi pa e ditur në shkallën e pallatit. Ato ditë me suvatime, më bënë që t’i thosha Paços se ke vizatuar një tigër me dhe të zi! Askush nuk donte të na kuptonte, as mua e as figurën prej tigri. Një ditë, figura që kisha në mendje u vizatua me disa merita lumturie se zbulimi që bëra, do më krijonte imagjinatën e vazhdimeve”, shpjegon Tanini konceptin e kësaj ekspozite. Sipas tij, këto vizatime të rastësishme me ngjyrat e vendeve ku ndodhen jemi ne. “Kjo Expo Aspak Personale e titulluar “Njolla të Urta”, mund të shihet si të duash. Titujt janë personalë, ashtu siç unë i kam parë për herë të parë. Njollat e Urta të flasin vetë. Mbase ato janë shpirtrat e kohëve që janë kthyer në figurina. Mbase kështu do të bëhemi edhe ne!
I kushtohet ditës kur kam mësuar të vizatoj për herë të parë prej tyre”, thotë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button