Kronika

Përkujtohet mbytja e anijes LINZ

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Ambasadën Hungareze dhe atë Austriake. përkujtuan në një ceremoni të thjeshtë humbjen e vaporit ushtarak LINZ, që u mbyt në marsin e vitit 1918.

1427290037anijaaKjo humbje është tragjedia më e madhe e flotës austro-hungareze gjatë historisë së saj. Në bordin e LINZ ishin mbi 1000 marinarë, ushtarë dhe civilë të Kryqit të Kuq, të cilët po transportoheshin në frontin ushtarak shqiptar nga Mali i Zi. Anija ndeshi në mina detare, jo më larg se 3.7 milje detare nga Kepi i Rodonit dhe u mbyt brenda 25 minutash, sipas dëshmitarëve të paktë që i mbijetuan kësaj tragjedie.

Kjo përkujtimore u krye në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore dhe Konventës së UNESCO-s mbi përkujtimin e tragjedive të kësaj lufte. Shqipëria ishte një nga vendet që u prekën nga Lufta e Parë, duke u shndërruar në një shesh betejash midis palëve ndërluftuese.

Në detin shqiptar janë një sërë anijesh ushtarake të mbytura në këtë luftë, por fatkeqesisht nuk ka ende një hartë të saktë të vendndodhjes së këtyre anijeve.

LINZ është një prej anijeve ushtarake të mbytura në detrat shqiptare, por duhet thënë se mbytja e saj vlerësohet si më e madhe se ajo e Titanikut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button