Home / Rajoni / Maqedonia / ‘Monstra’, Këshilli Organizativ letër drejtuar LSDM-së

‘Monstra’, Këshilli Organizativ letër drejtuar LSDM-së

Këshilli Organizativ për rastin MONSTRA, përmes një letre dërguar Lidhjes Social Demokrate ka kërkuar nga ata që të zbardhin nëse kanë dëshmi për rastin mostra, apo në të kundërtën mos të luaj me fatin e familjarëve dhe gjithë popullit shqiptarë.

lsquo-monstra-rsquo-k-euml-shilli-organizativ-let-euml-r-drejtuar-lsdm-s-euml_hdLetra e plotë:

Këshilli Organizativ “Drejtësi për të burgosurit e rastit MONSTRA” përshëndet çdo iniciativë me qëllim të mirë dhe në interes të zbardhjes së të vërtetës së këtij rasti monstruoz.

Duke qenë të prekur personalisht, familjarisht, por edhe kombëtarisht si shqiptarë nga ky rast, shpresat tona deri më tani ishin në institucionet dhe organet shtetërore, ku ne përfaqësohemi nga shumë zyrtarë shqiptarë, por për fat të keq deri më sot nuk kemi as gjysmë fjalë e shpresë për rastin gjegjës. Kemi bindje të thellë se ky është një proces krejt i montuar dhe më së paku ka lidhje me ata që sot janë të dënuar me burg të përjetshëm brenda qelive të burgut, si dhe jemi dëshmitarë që skenarët kriminelë të kësaj qeverie po mbajnë një popull të tërë të robëruar e dënuar me vuajtje të përjetshme në liri.

Të bindur se aty ku nuk funksionon drejtësia, mbizotëron pasiguria, ndërsa me shpresë se megjithatë e vërteta dikur do të dalë në shesh, ne ju drejtohemi me kërkesë që nga përgjimet që i posedoni të dalë edhe kjo e vërtetë, për të cilën jemi jashtëzakonisht të shqetësuar dhe të interesuar. Nëse Ju sot i posedoni të gjitha këto informacione, ne kemi bindje se edhe informacionet në lidhje me rastin MONSTRA duhet të jenë pjesë e bisedimeve që janë bërë nga zyrtarët shtetërorë, të cilët ne i konsiderojmë montues të këtij procesi.

Ashtu që shpresa e fundit për familjet e fëmijëve të vrarë në Liqenin e Smillkovës dhe ne familjarët e të dënuarve me burg të përjetshëm, që të gjejmë prehje në shpirtat tonë të vrarë dhe të lënduar, qëndron në publikimet e materialeve që duhet Ju t’i posedoni .

Përkundër gjithë këtij kriminalizimi të shtetit, besojmë që ekzistojnë forca, të cilat janë lodhur nga gjuha e nacionalizmit, diskriminimit, vuajtjes dhe gjithë helmimeve të tjera të mbjellura ndër dekada në këto hapësira ku jetojmë dhe veprojmë.

Prandaj e mbështesim fuqimisht guximin e LSDM-së për prezantimin publik të përgjimeve, dhe i inkurajojmë që edhe ky rast i montuar të demontohet, të dalë në shesh e vërteta e rastit, të demaskohen kriminelët e vërtetë dhe të shpëtojnë ata që janë viktima të krimeve të tyre.

Nëse LSDM-ja arrin të shpëtojë këtë popull nga kthetrat kriminele, atëherë mund të besojmë që nesër, me vënien e rendit, duke i siguruar qytetarit liri të plotë, duke iu garantuar qytetarëve trajtim të barabartë me bazë kushtetuese e ligjore, do të mundemi ta integrojmë shtetin në strukturat euroatlantike dhe BE, atje ku e ka vendin dhe ku synon çdo qytetar i vetëdijshëm për të mirën e përgjithshme.

Ju po dëshmoni dhe e vërtetoni me fakte që sot para opinionit të gjerë po e flisni të vërtetën. Të mjerët ata që heshtin dhe fshihen pas kolltukëve, harrojnë se fshehja e krimit është pjesëmarrje në krim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: