Europa

Parvanov: Problemet me “South Stream”-in kanë karakter politik

asas11 Problemet me të cilat po ndeshet projekti për gazsjellësin “South Stream” kanë karakter të qartë politik, deklaroi ish-presidenti bullgar, Georgi Parvanov në një intervistë ekskluzive për agjencinë ruse të lajmeve, ITAR-TASS. Parvanov thekson se “South Stream”-i është “ekonomikisht i përshtatshëm, jep garanci për sigurinë e energjetikës bullgare, pozivitisht reflekton ndaj sferës sociale dhe Bullgarisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së u jep garanci shtesë në kuptimin më të gjerë të fjalës”. Për këtë arsye, sipas tij, projekti “ka kërkuar nga qeveria bullgare të tregojë karakter, siç bënë disa vende të tjera”. “Në vend të kësaj, megjithatë, tejet papritur tingëlloi deklarimi i kryeministrit bullgar, Plamen Oresharski, i cili ka urdhëruar pezullimin e këtij gazsjellësi”, vazhdoi Parvanov. “Duket se Bullgaria bëhet peng në lojërat gjeostrategjike”, shtoi ai. ‘’Meqenëse ka gazsjellës verior, atëhere duhet të ketë edhe jugor”, thotë ai. Politikani bullgar është i bindur se vendi i tij ka nevojë për kapacitet të fuqishëm energjetik, që nuk do të mundet tërësisht të zhvillohet pa projekte për ndërtim të gazsjellësve, prej të cilëve më perspektivi është “South Stream’’-i. “Bullgaria mund të jetë partner dinjitoz në kuadër të BE-së dhe njëkohësisht të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë”, konsideron ish-presidenti bullgar, Georgi Parvanov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button