Home / Kronika / Kronika e zeze / Lezhë, aksident me pasojë vdekjen; në kërkim i riu

Lezhë, aksident me pasojë vdekjen; në kërkim i riu

Një 29-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, pasi pak pas mesnate ka aksidentuar për vdekje një person me automjetin e tij.

1427358820aksidenti-triane1Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se personi në fjalë është shtetasi Aleks Lala, banues në njësinë bashkiake numër 6 në kryeqytet.

Sipas burimeve, ngjarja për të cilën ai konsiderohet përgjegjës është verifikuar 45 minuta pas mesnate, në rrugën Laç-Lezhë, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Shënkollit.

Teksa drejtonte mjetin e tij tip “BMW-X6”, me targë “AA 002 JR”, Lala është përplasur me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilës ka gjetur vdekjen menjëherë.

Ky i fundit, i identifikuar si shtetasi Dodë Lleshi, ishte në timonin e një automjeti tip “Land Rover” me targa të Lezhës. Ndërkohë, Lala është larguar nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: