Home / Qeveritare / Gjosha: Krijimi i një administrate publike eficente, prioritet i qeverisë

Gjosha: Krijimi i një administrate publike eficente, prioritet i qeverisë

Respa-foto-530x350Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim Suad Musiç, Drejtorin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

Ministrja Gjosha falenderoi Music për vizitën duke e cilësuar rolin e kësaj shkolle mjaft të rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve  në Administratën Publike dhe qeverisjen e mirë.

“Krijimi i një administrate publike eficente është një prej 5 prioriteteve që i është lënë qeverisë shqiptare nga Komisioni Evropian. Tashmë me marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipërisë do t’i duhet të punojë shumë për të pasur një Administratë   Publike të kualifikuar dhe që funksionin mbi bazën e standardeve evropiane. Ndaj, ne e shohim me shumë vlerë, asistencën që kjo shkollë i ofron vendit tonë”, tha ministrja Gjosha gjatë takimit.

Drejtori i Shkollës Rajonale të Administratës Publike, pasi bëri një prezantim të mënyrës si funksionon shkolla dhe gjithë gamën e aktiviteteve që ofron, theksoi se një prej qëllimeve kryesore të saj, është pikërisht mbështetja e vendeve që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian për krijimin e një Administrate Publike sa më të kualifikuar.

“Për të qenë pjesë e trajnimeve që ofron shkolla, seleksionimi bëhet nga vetë institucionet e çdo shteti sipas nevojave që ata kanë në administratën publike. Prandaj ne jemi të hapur që të vendosim fokusin e punës, sipas prioriteteve që ju keni”, tha Music.

Ministrja Gjosha theksoi se në bashkëpunim me ministritë e linjës janë vendosur fushat prioritare ku është i domosdoshëm trajnimi i punonjësve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: