Europa

„Është shuar buzëqeshja në shkollën tonë“ – Atmosfera në“ gjimnazin “Joseph König”

Qindra gazetarë kanë ardhur në Haltern. Qindra pyetje i drejtohen banorëve të qytetit të vogël vestfalen. Një ditë pas rrëzimit të avionit në Francë, të gjithë duan të dinë vetëm një përgjigje.

Deutschland Haltern am See Absturz Germanwings A320

Pse? 16 nxënës nga Halterni dhe dy mësuese të reja humbën jetën në rrëzimin e avionit në alpet franceze. Gjëja e vetme që dinë me siguri të afërmit, kolegët dhe miqtë. Ditën pas fatkeqësisë rruga drejt gjimnazit „Joseph König“ është e rrethuar me autmojetet e transmentuesve live nga Gjermania, Europa dhe bota. Sheshi i shkollës është i mbyllur për publikun.

Nga njëra anë e shiritave me të kuq e të bardhë të policisë kameramanë, fotografë, gazetarë me mikrofonë. Nga ana tjetër: Njerëz të pikëlluar, fëmijë, të rinj, të rritur. Disa qëndrojnë duarlidhur, të tjerë përqafohen apo gjunjëzohen për të vendosur lule apo ndezur ndonjë qiri tjetër në morinë e qirinjve të vendosur në shkallën që të çon tek hyrja kryesore.

Një natë pa gjumë

Njerëz që vijnë dhe ikin kokëulur e me sy të skuqur: „Nuk kam fjetur gjithë natën“, thotë një grua në mikrofonin e një gazetari italian. Një nxënës më i madh në moshë del para kamerave dhe iu përgjigjet gazetarëve: Po, disa nxënës i njihte. Ai përzgjedh gjuhën që ndoshta e ka dëgjuar në media. „Jemi thellësisht të shokuar“. Nga mimika e tij kuptohet se është i pasigurtë nëse është gjëja e duhur që po bën duke folur me shtypin.

Deutschland Haltern am See Absturz Germanwings A320
Pamje nga konferenca e shtypit

Drejtori i shkollës Ulrich Wessel e quan si detyrë të tijën përballjen me tragjedinë: „Unë jam drejtori i shkollës, unë i nisa në këtë udhëtim.“ „Prandaj do t’iu përgjigjem pyetjeve tuaja dhe atyre të prindërve.“ Në konferencën e shtypit në sallën e bashkisë së Halternit, krahas atij qëndrojnë ministrja e Arsimit të landit Renani-Veriore-Vestfali, Sylvia Löhrmann, kryetari i bashkisë, Bodo Klimpel dhe kryetari i këshillit bashkiak, Cay Süberkrub. Ministrja, vetë mësuese e kupton se çfarë plage të thellë do të thotë kjo një shkollë. Ajo zgjedh fjalët e duhura: „Ne nuk ua marrim dot dhimbjen, ne vetëm mund ta ndajmë atë.“

Deutschland Haltern am See Absturz Germanwings A320

Falënderim për solidaritetin nga e gjithë bota

Pyetjet më personale gazetarët ia drejtojnë drejtorit të shkollës: Si e mori vesh lajmin, si i informoi prindërit për fatkeqësinë. Wesser mbahet, nganjëherë duhet të qëndrojë pak të marrë frymë thellë, nuk e vret mendjen se sytë i mbushen me lotë kur thotë fjali si. „Është shuar buzëqeshja në shkollën tonë“. Nuk e di kur do të kthehet. Tani njerëzit tani këtu duhet të shohin njëherë se si të mbijetojnë këtë ditë, e pastaj tjetrën.

Ajo që po ndihmon është solidariteti. E-maile të panumërt kanë ardhur në bashkinë e Halternit dhe në gjimnazin „Joseph König“. „Njerëz që asnjëherë nuk kanë qenë në kontakt me shkollë tonë, njerëz nga e gjithë bota shprehin ngushëllimet e tyre.“ Edhe prezenca e mediave bën pjesë këtu.“ Nuk e kuptoj këtë interes si uri për sensacion. E di se është tronditja e lexuesve dhe spektatorëve tuaj që ju ka sjellë këtu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button