ParlamentarePolitika

Subashi: I hapim rrugë kërkesës së Prokurorisë. Halimi: Mazhoranca bllokoi kërkesën për të parë videon nr.2

Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi lexoi në Kuvend raportin e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, duke theksuar që në fillim se Këshilli ka marrë një vendim konsensual.

subashiiSorry, there are no polls available at the moment.Subashi u shpreh se aktualisht ka një koncept të ri me imunitetin e deputetëve, pas ndryshimeve kushtetuese.

“Këshilli nuk ka pse bëhet pengesë për çështjen ‘Doshi’. Arritëm në konkluzion që t’i hapnim rrugën kërkesës së Prokurorisë”, theksoi Subashi.

Ndërsa deputeti demokrat, Eduard Halimi, theksoi se në raportin e Prokurorisë thuhet që deputetët Doshi dhe Frroku kanë kërcënuar dëshmitarët, ndërkohë që vetëm një ditë më parë u pranua se ka një video tjetër, të bërë me kërkesën e Prokurorisë.

“U tha se në video tregohet që dëshmitari ndryshoi dëshminë nën kërcënime, por mazhoranca bllokoi kërkesën tonë për të parë këtë video. Ekzistenca e kësaj videoje nuk u mohua asnjëherë në Këshillin e Rregullores”, tha Halimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button