Home / Kosova / Presidentja kroate: Do ta mbështesim Republikën e Kosovës

Presidentja kroate: Do ta mbështesim Republikën e Kosovës

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën në Zagreb nga presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq.

presidentja-kroate-do-ta-mb-euml-shtesim-republik-euml-n-e-kosov-euml-s_hdGjatë takimit të përbashkët të ministrit Demolli dhe presidentes Grabar- Kitaroviq u konfirmuan edhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet të dyja shteteve si dhe dëshira e dyanshme për zgjerimin e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministri Haki Demolli e ka falënderuar presidenten Grabar- Kitaroviq për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti i Kroacisë ka dhënë Forcës së Sigurisë dhe shtetit të Kosovës, si dhe ka potencuar një varg rezultatesh konkrete nga ky bashkëpunim, sidomos në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve ushtarake.

Nga ana e saj, presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka ritheksuar se Republika e Kroacisë do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën e saj dhe në aspiratën e saj për integrime euro-atlantike, si dhe për proceset e ardhshme të reformave.

Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua për potencialet e bashkëpunimit në industrinë ushtarake.

Leave a Reply

%d bloggers like this: