Home / Europa / BE-ja nënshkruan Marrëveshje Asocimi edhe me Gjeorgjinë dhe Moldavinë

BE-ja nënshkruan Marrëveshje Asocimi edhe me Gjeorgjinë dhe Moldavinë

ukraine-marreveshje1Bashkimi Evropian nënshkroi sot Marrëveshje Asocimi edhe me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, dy ish-republika sovjetike që synojnë të afrohen me Evropën Perëndimore pavarësisht presioneve të Rusisë.

“Kjo është një ditë e madhe për Evropën (…) Bashkimi Evropian ndodhet në krahun tuaj, tani më shumë se kurrë”, deklaroi Herman Van Rompuy, president i Këshillit Evropian, para nënshkrimit të marrëveshjeve me kryeministrin gjeorgjian, Irakli Garibashvili dhe atë moldav, Iurie Leanca me rastin e një samiti evropian në Bruksel.
Herman Van Rompuy konfirmoi se asgjë në marrëveshje nuk ka të ngjarë të prekë Rusinë. ”Marrëveshja është pozitive, nuk është kundër askujt”, shtoi presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso. Petro Poroshenko nënshkroi fazën e dytë të Marrëveshjes së Asocimit, atë të Urdhërit Tregtar që parashikon në mënyrë të veçantë të heqë kryesisht barrierat doganore mes Ukrainës dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Faza e parë, Urdhëri Politik kishte nënshkruar në muajin mars nga kryeministri, Arseni Jatseniuk.
Nënshkrimi i dokumentit ishte parashikuar fillimisht në muajin nëntor 2013 para ndryshimit të plotë të presidentit ukrainas, Viktor Janukovitç, i cili preferoi të kthehej drejt Rusisë për të marrë një ndihmë ekonomike. Ky vendim shkaktoi protesta që çuan në rrëzimin e presidentit, ndjekur më pas nga aneksimi i Krimesë nga Rusisë dhe kryengritja separatiste në Lindje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: