Te ndryshme

Monika Levinski, metafora amerikane e këngëve rep

Gjatë fjalimit të saj të mirëpritur për TED Talk, Monika Levinski përmendi se asaj i ishin referuar në pothuajse 40 këngë rrep nga artistë si Beyonce, Eminem, Lil B, Lil Wayne, Nicki Minaj dhe Jeezy.

CLINTON LEWINSKYPor siç rezulton të jetë, ndërsa Leviski shfaqet dukshëm në të gjitha këngët e atyre artistëve, ajo e ka nënvlerësuar shumë numrin total të tyre. Duke përdorur të dhëna nga Genius, u zbulua se në fakt variacioni i emrit të saj është përmendur në rreth 128 këngë dhe ndoshta edhe më shumë se kaq.

Levinski shpesh rimohet me uiski dhe dy këngët e fundit që e përmendin janë plotësisht për të. Disa këngë përdorin skandalin si një gur prove në histori, ku një prej tyre thotë se gjërat shkonin më mirë kur Bill Klinton shkonte me Levinskin.

Por më së shumti, referencat e Levinskit në hip hop kanë një nga dy kuptimet. Së pari është një shkurtim për seksin oral, ku asaj i referohen në 70 këngë për kuptimin e seksit oral. Ndonjëherë, emri i saj është sinonim i përfundimit të aktit seksual, ku përdoret edhe prej Beyonce.

Përdorimi tjetër i Levinskit është ai si një term degjenerues për një person inferior – edhe si një ofendim kundrejt atyre që punojnë si argëtues ose një term përcaktues për prostitutat ose partnerët seksualë.

Këngët ndonjëherë e përdorin Levinskin me raste për t’iu referuar një gruaje që i jepet meshkujve të njohur në lokale, për të ofenduar femrat që puthin dhe e tregojnë, ose për të etiketuar ‘të përdalat e dukshme’ që kanë uri për pushtet.

Një këngë nga Aaron Omar madje e përdor Levinskin si një leksion moral e virgjër/e përdalë, duke paralajmëruar dëgjuesit që të shmangin kthimin në një Levinski: “Ju duhet të jeni një Mishel Obama”.

Dhe sigurisht ka pasur raste kur artistët kanë ofenduar njëri-tjetrin duke u etiketuar si Levinski. Monika si një metaforë bëhet më interesante kur prek zhbalancën e pushtetit kultural. Sikur të mos jetë e mjaftueshme të qenët një president, por sikur të duhet të dominosh edhe një femër në Zyrën Ovale.

Por është përdorimi i Nicki Minaj i Monika Levinskit ai që tejkalon klishetë e zakonshme. Minaj i referohet vetes si një Niki Levinski në 12 prej këngëve të saj. Në stilin e saj bombastik “Ende ngrihem” ajo deklaron se asnjë burrë, pavarësisht se sa i fuqishëm është, nuk mund t’i rezistojë asaj.

Kur Minaj e quan veten “Monika e Re e Parave”, ajo e përshkruan veten si një femër që e njeh pushtetin e saj seksual dhe që arrin ta shndërrojë atë në pasuri të madhe dhe pushtet. U deshën gati 20 vjet dhe një grua, për të bërë vërtet drejtësinë e metaforës.

Pjesë nga fjalimi i Levinskit për TED

Po shihni një grua që ka heshtur publikisht për një dekadë. Sigurisht që kjo ka ndryshuar, por vetëm së fundmi. Disa muaj më parë mbajta fjalën time të parë për samitin e Forbes për 1500 persona brilant nën moshën 30-vjeçare. Kjo do të thoshte se në vitin 1998, më i madhi prej tyre ishte 14 vjeç ndërsa më i vogli vetëm 4 vjeç. Bëra shaka duke i thënë se mund të më njohin prej këngëve rep, jam në pothuajse 40 syresh.

Në moshën 22-vjeçare, rashë në dashuri me shefin tim, dhe në moshën 24-mësova pasojat shkatërrimtare. Nuk ka njeri që nuk gabon në atë moshë. Kështu mund të marrësh kthesa të gabuara, qofshin këto edhe të biesh në dashuri me shefin tënd. Por ndryshe nga mua, shefi juaj mund të mos jetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sigurisht jeta është plot surpriza.

Nuk ka ditë që kalon pa më kujtuar gabimin tim dhe jam penduar thellë për të. Skandali im hyri në botën dixhitale të revolucionarizuar. Kështu historia hyri online në janar të 1998-s. Isha pacientja e parë që humbi reputacionin personal në shkallë globale. Më kanë etiketuar që nga e përdala deri te më keq akoma. Në morinë e këtyre gjërave nuk ishte e vështirë të harrohej se unë kisha një shpirt dhe se nuk isha e pathyeshme.

Në 1998, humba reputacionin dhe dinjitetin tim. Humba pothuajse gjithçka dhe për pak desh humba edhe jetën. Në atë kohë m’u desh të konfirmoja autencitetin e 20 orëve biseda të regjistruara nga celulari im. Njerëzit nga të gjitha anët mund të lexonin çdo fjalë që kisha thënë, ku një pjesë e tyre u transmetua në televizion dhe një pjesë u ngarkuan në internet. Jeta për mua ishte pothuajse e padurueshme.

Kjo nuk ndodhte shpesh atëherë në 1998. Nuk vidheshin fjalët, fotot, bisedat e dikujt për t’u bërë publike pa pikë mëshire. Më pas lindi media sociale, që e bëri edhe më të ngushtë rrethin e gabimeve të lejuara qoftë për personat privatë, ashtu edhe për ata publikë.

Mësova për historinë e një studenti që ishte filmuar fshehurazi teksa kryente marrëdhënie seksuale me një djalë tjetër. Pas bërjes publike të videos, studenti në moshën 18-vjeçare u vetëvra. Tallja në internet, më nxiti të reagoja, sepse më kujtoi veten. Prej më se dy dekadash kemi ushqyer poshtërimin publik me mjete nga më të ndryshmet. E gjitha kjo nuk është vetëm për shpëtimin e vetes. Çdokush që vuan nga poshtërimi publik duhet të dijë: mund t’i mbijetoni. E di që është e vështirë. Mund të mos jetë pa dhimbje, por ju mund të këmbënguli për një fund tjetër të historisë tuaj. Jini të mirë me veten. Ne të gjithë meritojmë dashuri dhe të jetojmë në një botë të mirë si online edhe jashtë linje.

*Burimi: New York Magazine & Ted Talks.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button