Home / Bota / Amerika / Sherr për ushqimin 13-vjeçari vret një prej vëllezërve, plagos tjetrin dhe më pas vetëvritet

Sherr për ushqimin 13-vjeçari vret një prej vëllezërve, plagos tjetrin dhe më pas vetëvritet

Një 13-vjeçar vrau vëllain e tij 6-vjeçar, plagosi vëllain tjetër më të madh, pas një mosmarrëveshjeje për ushqimit dhe më pas bëri vetëvrasje me të njëjtën armë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hudson, Florida, të mërkurën.

shba-3“Ky është një makth kur dëgjon moshat e këtyre djemve”, tha sherifi i Pasco County, Chris Nocco.

Adoleshenti jetonte me nënën e tij dhe 3 vëllezërit në një shtëpi lëvizëse.

Tre djemtë ishin në shtëpi duke u zënë për ushqimin kur 13-vjeçari nxori armën dhe qëlloi mbi vëllezërit e tij. Nëna e tij ishte në punë kurse vëllai 18-vjeçar jashtë shtëpisë. Ngjarja tragjike ka rihapur sërish debatet për ligjin e armëve në SHBA.

Leave a Reply

%d bloggers like this: