Home / Rajoni / Maqedonia / Përgjimet, PDSH nga shqetësimin në Bruksel

Përgjimet, PDSH nga shqetësimin në Bruksel

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni shfrytëzuan ftesën e Parlamentit Evropian për të biseduar me eurodeputetë të grupeve kryesore mbi zgjidhjen e krizës politike, të rënduar pas publikimit të përgjimeve nga kreu i opozitës në vend, në të cilat përfshihet edhe kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi.

1427376359maqedoni-stema“Oferta e PDSH, që e kemi ngritur dhe me faktorin ndërkombëtar, është për të udhëhequr komisionin anketues pranë Parlamentit për zbardhjen e përgjimeve, duke filluar nga viti 1993. Të mos harrojmë se pikërisht kryetari i partisë sonë është përndjekur e përgjuar nga ana e sigurimeve të mëparshme deri në fund të vitit 2006 dhe vlerësojmë se këto situata nuk zgjidhen vetëm me rastin e tanishëm, por me një analizë të mëhershme për zbardhjen e gjithë përgjimeve në Maqedoni gjatë periudhës së tranzicionit”, deklaroi deputeti Imer Aliu.

Parlamenti Europian është përfshirë në bisedime me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për zgjidhjen e situatës së krijuar në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila gëzon statusin kandidat prej vitit 2005, por që vijon të mbetet peng i Greqisë për nisjen e negociatave për shkak të çështjes së emrit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: