Moda

100 vjetori i buzëkuqit

Buzëkuqin që e njohim sot, femrat e para vitit 1915 nuk kanë pasur rast që ta provojnë. Kjo pasi buzëkuqi i rrumbullakët është zbuluar tek në vitin 1915.

100-vjetori-i-buz-euml-kuqit_hdDeri në fillim të viteve të 1900-ta, buzëkuqet prodhoheshin kryesisht nga ngjyra e kuqe e nxjerrë nga insektet e thara e më pas aplikohej në buzë përmes brushës.

Por më 1915, buzëkuqi nisi të shfaqej në formën e tij cilindrike, dhe brenda pak viteve, të gjithë, nga Estee Lauder, Chanel e Elizabeth Arden, po e shisnin atë. Më 1936, gazeta New York Times deklaroi se buzëkuqi ishte “po aq qenësor sa edhe rrobat” dhe “pothuajse aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi”, dhe deri më 1940, 90 për qind të femrave amerikane e përdornin atë, transmeton Koha.net.

“Nuk ishte thjeshtë një buzëkuq, ishte dhe është ikonë”, ka thënë Veronique Vienne, ish-drejtoreshë artistike dhe gazetare për një sërë revistash amerikane për femra, përfshi “Harper’s Bazaar”, “Redbook” dhe “Elle”.

Por, me kalimin e kohës, siç ka evoluar moda, edhe trendi i makijazhit evoluoi sa që buzëkuqi nisi të prodhohej në ngjyra tjera, por edhe me përbërës tjerë. Shumica prej tyre përmbajnë dyllë, vaj, yndyrë, zbutës e pigment.

Truri i lopëve ishte përzgjedhja që bënin për yndyrën – sepse ishte i lirë dhe jepte teksturën e duhur. Ndërsa zbutësi, që zakonisht përmban Vitaminë E apo aloe vera, vepron në atë mënyrë që lagë buzët. Ngjyrat e tij prodhohet duke kombinuar disa ngjyra bimësh, kafshësh, mineralesh apo sintetikes.

Që nga debutimi i tij në tuba shtytës 100 vjet më parë, buzëkuqi ka qenë “miku” më i mirë i femrës, duke u bërë një prej aksesorëve që nuk bën pa të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button