Bota

Avionë amerikanë pa pilotë patrullojnë mbi Bagdad

 droneDisa avionë amerikanë pa pilotë të armatosur me predha fluturuan mbi Bagdad dhe rrethinat e tij për të mbrojtur diplomatët dhe ushtarakët amerikanë të pranishëm në kryeqytetin irakian në rast të përshkallëzimit të dhunës, njoftoi dje një përgjegjës amerikan.
“Ne kemi filluar këto lloj operacionesh gjatë 48 orëve të fundit”, shtoi ky përgjegjës duke theksuar se këta avionë pa pilotë nuk kanë për mision që të kryejnë sulme ajrore kundër kryengritësve sunitë.
“Që këto lloj operacionesh të ndërmerren nevojitet një autorizim nga presidenti Barack Obama, gjë që deri tani ende nuk është bërë”, sipas të njëjtit përgjegjës që kërkoi të mos identifikohet.

Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka premtuar një shumë prej 500 milionë dollarë për stërvitjen dhe pajisjen e rebelëve të moderuar Sirianë që sipas sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, mund të ndikojnë ndjeshëm në luftimin e xhihadistëve të Shtetit Isalmik në Irak dhe Levant.

Rebelët e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant kanë arritur të marrin qytetin e dytë më të madh në Irak, Mosulin, një pjesë të madhe të provincës Ninive, Tikrit dhe sektorë të tjerë të provincave të Salaheddine, Diyala dhe Kirkuk, këto provinca gjenden kryesisht në veri dhe lindje të vendit dhe janë duke iu afruar kryeqytetit, Bagdadit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button