Kosova

Beqiri: Askush nuk duhet të frikësohet nga ligji

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri në emër të Grupit parlamentar tha se LDK është e vetëdijshme për krijimin e Gjykatës Speciale, ndërsa sipas tij, krijimi i kësaj Gjykate nuk e konteston luftën e UÇK-së.

beqiri-askush-nuk-duhet-t-euml-frik-euml-sohet-nga-ligji_hd“Nuk është në vullnetin a do apo nuk do kryeministri dhe Qeveria ta zbatojë ligjin, por është detyrim”, tha Beqiri.

Sipas tij krijimi i kësaj Gjykate nuk e konteston luftën e UÇK-së. Ai tha se kjo luftë ka qenë e drejtë për të cilën nuk ka nevojë ta bindin askënd, sepse ishin qytetarët ishin ata që punuan për këtë.

“Ne duhet të tregojmë se kemi guxim dhe aftësi ndaj miqve tanë. Askush nuk duhet frikësuar nga drejtësia e as nga ligji. As ne se kemi pritur me entuziazëm themelimin”, ka thënë Beqiri.

Ai tha se nuk duhet të vihet në një situatë që OKB ta themelojë gjykatën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button