Home / Kronika / Koplik: Sekuestrohen e asgjësohen 78 kg marijuanë

Koplik: Sekuestrohen e asgjësohen 78 kg marijuanë

 NokshiqiForcat e policisë kufitare të Shkodrës asgjësuan sot një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike në brezin kufitar të Shqiperisë me Malin e Zi. Zëdhënësi i policisë se qarkut, Bardhyl Saliu, bëri të ditur për ATSH-në se, sasia prej 78.386 kg lëndë narkotike e tipit marijuanë u gjet në fshatin Brigje të Hotit, të rrethit Malësi e Madhe. Sipas tij, lënda narkotike ishte mbështjellë dhe e sistemuar në 74 pako, nderkohe qe poseduesit e saj kane arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: