ParlamentarePolitika

Kuvendi – Spahos: Rastin “Kokëdhima”e kemi pranuar, do të trajtohet më 6 prill

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar menjëherë pas akuzave të PD-së se po ndjek standarte të dyfishta ndaj deputetëve duke deklaruar se i ka hapur rrugën, verifikimit të akuzave të kësaj partie ndaj deputetit Koço Kokëdhima dhe trajtimi do të bëhet në mbledhjen e datës 6 prill të Këshillit të Mandateve.

kuvend“Kuvendi Shqipërisë, shpreh keqardhjen për deklaratën e Partisë Demokratike, të bëra nëpërmjet z. Edmond Spaho, nënkryetar i Kuvendit, lidhur me kërkesën e kësaj partie për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.

Bëjmë me dije opinionin publik se “Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta prej kohësh i ka hapur rrugën procesit dhe e ka përcjellë kërkesën e PD-së, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, tek Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitet, duke dëshmuar në këtë mënyrë që, në asnjë rast nuk ka mbajtur një standard të dyfishtë, sikundër pretendohet, në trajtimin e kërkesave të ngjashme.

Gjithashtu bëjmë me dije se, kjo çështje, për pamundësi objektive të paraqitjes së deputetit dhe avokatit të tij në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, do të trajtohet në mbledhjen e këtij Këshilli në datën 6 prill 2015.”

Deputeti demokrat Edmond Spaho tha sot se “prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat. Edhe pas insistimit të Partisë Demokratike, që rasti i Kokëdhimës të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik, dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button