Home / Arte / Ekspozita / Pikturë abstrakte në ekspozitën “Double Feature”

Pikturë abstrakte në ekspozitën “Double Feature”

“Double Feature” një format krejtësisht   i ri e një ekspozite do të prezantohet te premten si një projekt nga “ Tirana Art Lab”  me dy qasje tё ndryshme artistike pёr kontekstin shqiptar, rajonal dhe ndёrkombёtar.

Alma-Bakiaj_untitled_-110x65cm_oil-on-canvas_2011“Double Feature”  do të sjellë  tё sintetizuara brenda njё hapёsire tё pёrbashkёt punёt e artistes greko-shqiptare Alma Bakiaj dhe asaj gjermane Viola Bittl. Me dy artistet, Double Feature  i kushtohet tёrёsisht pikturёs abstrakte bëjnë dije organizatorët lidhur me këtë ekspozitë.

Alma Bakiaj punon ne  pikturё, instalacion, fotografi dhe video art. Nё praktikёn e saj artistike ajo pёrmbledh kёrkimin, vёzhgimin dhe analizimin e kushteve tё ndryshme njerёzore tё cilat marrin shkas nga aspektet dhe eksperienca e jetёs sё pёrditshme.Pikturat e saj janё vёzhgime tё detajuara sjelljesh, gjestesh, lёvizjesh apo veprimesh specifike, tё cilat e lejojnё, qё nё tё njёjtёn kohё tё pёrfshihet thellёsisht me subjektin dhe tё arrijё njё nivel tёtillё abstragimi, duke rezultuar nё ato qё mund tё quhen “imazhe tё papёrcaktuara”.

Alma Bakiaj ka lindur nё Shqipёri, mё 1984. Qё nё fёmijёri ajo shkoi me familjen nё Selanik tё Greqisё, vend ku studioje pёr arte. Diplomuar nё pikturё, mё 2008, nё Departamentin e Arteve tё Fakultetit tё Arteve tё Bukura tё Universitetit Aristoteli tё Selanikut, ajo vazhdoi studimet dhe pёr Teori Kritike nё Praktikat e Artit Bashkёkohor nё Chelsea College of Arts and Design

tё Universitetit tё Arteve nё Londёr. Ajo  studioje  master pёr Artet e Bukura nga Shkolla e Arteve Plastike tё Universitetit tё Janinёs, Greqi. Bakiaj jeton dhe punon midis Londrёs dhe Selanikut. Punёt e saj janё ekspozuar nё ekspozita vetjake dhe nё grup, midis tё tjerash nё  Muzeu Maqedonas i Artit Bashkёkohor Selanik, Action Field Kodra Selanik, Embassy Tea Gallery London, The Crypt Gallery London, Antonopoulou Gallery Athinё, XV Biennale de la Méditerranée BJCEM, Muzeu i Artit Bashkёkohor Selanik. http://alma-bakiaj.com/

Viola Bittl ka lindur mё1980, nё Bavari, Gjermani. Ajo ka studiuar nё Akademinё e Arteve tё Mynihut me profesor Sean Scully. Mё pas ёshtё diplomuar mё 2011, nё Städelschule nё Frankfurt/Main me profesoreshё Christa Näher. Nё 2013 fitoi ishte bursante e Else-Heiliger-Fonds, Konrad- Adenauer-Stiftung, Berlin. Puna e saj ёshtё ekspozuar nё ekspozita vetjake dhe nё grup, midis tё tjerash nё institucione si Kunsthaus Wiesbaden, Eigen+Art Lab Berlin, LeRoy Neiman Center for Print Studies, Columbia University New York, Konrad-Adenauer-Stiftung Berlin, Zollam

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më  2 maj 2015

Leave a Reply

%d bloggers like this: