Home / Politika / Çështja ‘Doshi’-Ambasada e SHBA-së: Të sigurohet një proces i rregullt, mbështesim dekriminalizimin e Kuvendit

Çështja ‘Doshi’-Ambasada e SHBA-së: Të sigurohet një proces i rregullt, mbështesim dekriminalizimin e Kuvendit

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka kërkuar sërish sot institucioneve gjyqësore dhe prokurorisë që të përmbushin përgjegjësitë e tyre duke siguruar një proces të rregullt lidhur me çështjen ‘Doshi’.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Në një njoftim për shtyp, Ambasada e SHBA-së shprehet se “në përgjigje të pyetjeve të shumta që kemi marrë nga mediat, Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA deklaron si më poshtë: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt”.

“Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e Kuvendit për të hartuar legjislacionin në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”, thuhet në njoftimin për mediat.

Leave a Reply

%d bloggers like this: