Muzike

Vdes legjenda e soul-it Bobby Womack

zzz67Bobby Womack, këngëtari legjendar amerikan me ngjyrë i muzikës soul, vdiq në moshën 70-vjeçare, njoftoi botimi elektronik i BBC-së. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende publik, por këngëtari ishte i sëmurë me kancer si edhe vuante nga Alzheimeri, ndërkohë që kishte luftuar edhe kundër përdorimit të rregullt të drogës. I lindur në Cleveland, Ohio, në një familje muzikantësh, Womack filloi karrierën muzikore gjatë viteve ’50 të shekullit të kaluar me vëllezërit e tij duke krijuar grupin ‘’The Womack brothers’’ dhe më pas grupin ‘’The Valentinos’’. Në 1964-n debutimi si solist shënoi edhe suksesin e tij të menjëhershëm. Womack ka shkruar edhe këngë R&B mes të cilave “It’s all Over Now”, kënduar nga ‘’Rolling Stones’’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button