Amerika

Gjykata e Lartë italiane liron nga akuza për vrasje amerikanen Amanda Knox

Pas 6 vitesh në proces gjyqësor, Gjykata e Lartë italiane ka dhënë verdiktin e saj final duke liruar nga akuzat për vrasje Amanda Knox dhe ish të dashurin e saj.

1427506388Amanda-Knox111111Knox dhe italiani, Raffaele Sollecito, u dënuan në vitin 2009 për vrasjen e britanikes, Meredith Kercher, e cila ishte gjetur e therur për vdekje në shtëpinë në qytetin e Peruxhias, ku banonte së bashku me Amanda Knoxi-n.

Ndërkohë në vitin 2011, Gjykata e Apelit i liroi të dy dhe Knox u kthye në Shtetet e Bashkuara. Dy vite më vonë, pafajësia e tyre u përmbys dhe Knox u dënua me 28 vite e gjysmë burgim, ndërsa i dashur i saj me 25 vite.

Çifti gjithmonë ishte shprehur se ishte i pafajshëm dhe vendimi i Gjykatës së Lartë i jep fund betejës së tyre juridike.

Pas verdiktit të gjykatës, Knox ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht e lehtësuar. “Njohuria e pafajësisë sime më ka dhënë forcë në kohët më të errëta të kësaj përvoje të hidhur”, ka thënë ajo në një deklaratë pas vendimit.

Edhe familjarët e Amanda-s reaguan pas vendimit duke u shprehur tejet të kënaqur. “Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që e kanë mbështetur Amanda-n dhe familjen tonë”.

Profesori Greg Hampikian, një mik i familjes dhe një prej personave që ka punuar në provat e ADN-së për mbrojtjen e Knox, tha se, “gjithkush është i lumtur për të arritur në këtë përfundim. Amanda po përpiqet për të filluar jetën e saj si një grua e re dhe shpresojmë se vendimi do të jetë një ndryshim vërtetë i mrekullueshëm për të dhe për Raffaele-n”, tha Hampikian.

Ndërkohë, avokati i familjes Kercher është shprehur i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës. “Unë shpresoj se kjo është një humbje për sistemin e drejtësisë në Itali”, tha ai për agjencinë e lajmeve Associated Press. Ndërsa nëna e të ndjerës Meredith është cituar nga një tjetër media të ketë thënë se ka mbetur e befasuar dhe shumë e tronditur.

Ndërkohë, një tjetër person, Rudy Hermann Guede, i lindur në Bregun e Fildishtë, është dënuar me 16 vite burg, si i përfshirë në vrasje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button