Europa

Klientët e First Investment Bank në panik nga sms-të për falimentimin e saj

zzz69Banka Qendrore e Bullgarisë (BNB) dënoi përpjekjet për destabilizimin e vendit duke sulmuar sistemin e saj bankar me shpërndarjen në internet të mesazheve elektronike sipas të cilave banka e tretë më e madhe në vend, First Investment Bank (FIB) ndodhet në vështirësi të mëdha financiare. Në një komunikatë të BNB-së konfirmohet se ‘’sistemi bankar i vendit ka tregues të mirë dhe funksionon normalisht’’. Megjithatë, mesazhet kanë provokuar panik mes qytetarëve bullgarë, të cilët u janë drejtuar filialeve të FIB-it për të tërhequr depozitat e tyre. Nga ana e saj FIB-i bëri me dije se vetëm gjatë mëngjesit të së premtes klientëve u janë dhënë 800 milionë leva (rreth 400 milionë euro). Banka siguroi se disponon likuiditet dhe se duke filluar nga dita e hënë do t’i kthehet normalitetit. Para një jave, një situatë e ngjashme ndodhi me bankën Corporate Commercial Bank. Ndërkohë, BNB-ja u ka kërkuar autoriteteve kompetente, përfshirë prokurorinë, Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimit për Sigurinë Kombëtare që të marrin masat e nevojshme kundër shpërndarësve anonimë të këtyre sms-ve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button