Home / Politika / Qëndroi në Kuvend për votimin e arrestimit të dy deputetëve, PD ndëshkon Dodën, e heq si koordinatore në Tiranë

Qëndroi në Kuvend për votimin e arrestimit të dy deputetëve, PD ndëshkon Dodën, e heq si koordinatore në Tiranë

Partia Demokratike ka vendosur që t’i heqë deputetes Mesila Doda të drejtën për të qenë pjesë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve dhe përgatitjes së fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës.

doda“Panorama” shkruan sot se shkak ka qenë vendimi i dy ditëve më parë i Dodës, e cila theu vendimin e Grupit Parlamentar, duke marrë pjesë në seancën parlamentare, ku u votua arrestimi i Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Burimet thanë se Mesila Doda ishte vendosur për të drejtuar grupin e punës për Njësinë 1, në kryeqytet. Por pas thyerjes së vendimit të Grupit Parlamentar, Doda nuk do ta ketë më këtë detyrë. Në vend të saj do të jetë kreu i sekretariatit për shoqërinë civile në PD, Nevila Xhindi. Nga PD nënvizohet se nuk ka një hap prej Grupit Parlamentar të PD­së për një masë më të ashpër ndaj Dodës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: