Home / Bota / Assad shprehet i hapur për dialog me SHBA-në

Assad shprehet i hapur për dialog me SHBA-në

Presidenti sirian, Bachar al-Assad deklaroi se ishte i hapur për një dialog me SHBA-në, në një intervistë të dhënë për rrjetin televiziv amerikan, CBS.assad1

”Assad shtoi se një dialog i tillë duhet të bazohet në respektin reciprok”, sipas disa pjesëve të intervistës së dhënë gazetarit Charlie Rose dhe intervista e plotë e të cilit do të publikohet nesër në emisionin “60 Minuta” nga CBS.

“Në Siri, mund të themi se në parim çdo dialog është diçka pozitive”, deklaroi presidenti sirian, i pyetur për mundësinë e një dialogu me Uashingtonin.

Pyetjes nëse ekzistonte aktualisht marrëdhënie mes Sirisë dhe SHBA-së, Assad iu përgjigj se nuk kishte pasur një komunikim të drejtpërdrejtë.

Edhe opozita siriane e mbështetur nga Perëndimi dhe grupet rebele prej kohësh insistojnë në faktin se presidenti mund të ketë një rol të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Më shumë se 220 mijë persona mendohet të jenë vrarë që nga nisja e protestave kundër regjimit katër vjet më parë, ndërkohë që 11.5 milionë të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./

Leave a Reply

%d bloggers like this: