ArteTeater

“Arturo Ui” me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

“Arturo Ui” është premiera me e re e cila do të vijë që prej datës 4 prill 5015 në  skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental  “Kujtim Spahivogli”, çdo të mërkurë, të enjte, të premte, të shtunë dhe të dielë ora 20:00.

Arkiv
Arkiv

“Arturo Ui’,’ vepra që ka si autor Bertolt Brecht, e përkthyer nga Robert Shvarc, në regjinë e Kiço Londos, skenografinë e Kristo Çala, dhe kostumet e Sofi Kara, do të vijë e  interpretuar nga një koloni aktorësh si  Denis Kurushi, Fatjon Mici, Rezart Barjoti, Ergys Çekrezi, Erjon Hinaj, Amir Hasanlliu, Elidon Alika, Dervish Biba, Erlin Visha, Roland Saro, Redian Mulla, Ina Morinaj, Oriana Cama, Xhuliano Briskaj, Endri Çela, Donald Shehu, Arjola Basho, Sara Jaupaj, Ilirda Bejleri, Kristiana Dodaj, dhe Endri Hekurani.

Arturo Ui është një dramë alegorike, e shkruajtur me qëllim për të shkatërruar respektin e rrezikshëm që zakonisht ndihet për vrasësit e mëdhenj. Drama që Brecht paraqet, është e njohur në kohë të tjera, në të shkuarën, të tanishmen dhe në të ardhmen. Ai tregon për një kohë që ishte në reçencion,  njerëzit janë duke vuajtur rritjen e vështirësisë në rrethana të përkeqësuara, krimi është në rritje, papunësia gjithashtu, dhuna ka shpërthyer në rrugë, drejtësia është e gjunjëzuar.

Shfaqja e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” duke mbajtur parasysh të gjitha këto është një shfaqje për heshtjen dhe bashkëfajësinë për gjëndjen e rëndë në të cilën ndodhemi, sepse lejuam që një grusht kriminelësh të veshur me petkun e politikanit të vjedhin, të vrasin, dhe të kërcënojnë të ardhmen tonë.

Teatri Kombëtar “Spahivogli” bën me dije se shfaqja “Arturo Ui” mbështetet besnikërisht mbi përkthimin e mrekullueshëm të Robert Shvarc , por ajo edhe pse bën fjalë për dhunë, vrasje, grabitje dhe terrorin nuk ka asnjë krismë, asnjë të bërtitur madje asnjë ngritje zëri.

TKS garanton se gjithshka është fine dhe elementët e mësipërm rrëshkasin nën të dhe më teper ndihen sesa duken. Për ta bërë më social problemin personazhet tona janë pa gjini, heteroseksual. Kjo ndihet shumë edhe në veshjet e mrekullueshme të kostumografes Sofi Kara por edhe në dekorin fin të kursyer dhe mjaft të gjetur të Kristo Çalës. Muzika e shfaqjes është live dhe luhet nga një “muzikant rruge”.
Rritmi i shfaqjes është i shpejtë dhe rezonanca politike e shfaqjes vjen nga mardhëniet, ndërkohë që projeksionet midis akteve janë zëvendësuar me element të natyrës, dhunës dhe jetës së përditëshme.
Loja e aktorëve është mbështetur mbi një trajtim modern të stilit Brehtian duke alternuar natyrën njerëzore me zhvillimin e personazhit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button