Home / Kronika / Sociale / Nisma “Miqtë e Shërbimit Social Shtetëror” në ndihmë të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë

Nisma “Miqtë e Shërbimit Social Shtetëror” në ndihmë të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë

SHERBIMI-SOCIAL-SHTETEROR-477x350Katër muaj pas themelimit, “Miqtë e Shërbimit Social” janë shtuar duke ofruar kushte më të mira banimi dhe jetese për institucionet publike të përkujdesit social, duke shpërndarë dhurata ditën e shtunë në ndihmë të Shtëpisë së të moshuarve në Tiranë. Këto shërbime jepen në ndihmë të fëmijëve pa pa kujdes prindëror, të moshuar, persona me aftësi të kufizuar, gra të dhunuara apo viktima të trafikimit. E pranishme në ceremoninë e dhurimit, Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH-së, Etleva Bisha, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me biznesin për të ofruar një mbrojtje sociale efikase për qytetarët shqiptarë.

“Ne jemi të inkurajuar nga jehona dhe suksesi i nismës së “Miqve të Shërbimit Social”. Ne
besojmë se kjo është rruga e duhur për t’iu përgjigjur më së miri nevojave të vecanta të grupeve që trajtojmë në institucionet e përkujdesit social. Vizioni ynë është që të gjithë së bashku mund t’ia dalim të lehtësojmë problematikat sociale për një shoqëri që i trajton me dinjitet e respekt anëtarët e saj, qofshin fëmijë, të rritur apo të moshuar”, theksoi ajo.  Nisma “Miqte e Sherbimit Social” është një rrjet partneriteti dhe bashkepunimi me biznese e organizata jofitimprurese. Nga ana e saj, përfaqësuesja e Kompanisë Globe, Ornela Boci, theksoi se “shtresat në nevojë janë përparësi e politikave tona dhe Shërbimi Social Shtetëror është instuticioni i duhur për të realizuar këtë mbështetje”. Aktualisht në Shqipëri funksionon një rrjet prej 29 IPSH-sh publike, nga të cilat 11 janë në varësi të drejtpërdrejtë të SHSSH-së dhe të tjerat në varësi të pushtetit lokal. “Miqtë e Shërbimit Social” kanë aktualisht 3 projekte madhore që kanë të bëjnë me rehabilitimin e shtëpive të fëmijës në Sarandë dhe Vlorë dhe Shtëpinë e Pushimit të fëmijëve në Velipojë, ndërsa janë në bisedime edhe per disa projekte të tjera për Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë, Durrës

Leave a Reply

Your email address will not be published.