Home / Te ndryshme / Puthja e arinjve të Kosovës po mahnit botën [video]

Puthja e arinjve të Kosovës po mahnit botën [video]

Puthja mes njerëzve praktikohet tash e sa vite, por jo sikur këta arinj që puthjen e tyre e bëjnë me dhëmbë shumë të mprehtë.

Megjithatë, siç shihet në videon më poshtë, për arinjtë e “dashuruar” Rina dhe Ari, dhëmbët nuk ishin fare pengesë për të përjetuar një moment të këndshëm puthjeje.

Arinjtë janë çift në strehimoren “Four Paws” në Prishtinë.

Adam Rahman, nga “Four Paws”, thotë: “Rina është arushë shumë e sigurt në vete dhe nuk emocionohet për shumëçka. Para se të shpëtohej nga “Four Paws”, ajo jetonte në një kafaz të vogël, në katin e dytë të një mini-kopshti zoologjik, së bashku me shokun e saj Ari, transmeton Koha.net. Ajo u adaptua shumë shpejtë në shtëpinë e saj të re në strehimoren e arinjve në Prishtinë, dhe që nga ajo kohë është duke bërë një jetë të lumtur”.

“Ajo han gjithçka me entuziazëm të madh edhe pse trangujt janë ushqimi i saj më pak i preferuar. Ka qejf të luajë në pishinë, e jo vetëm të rrijë e të pushojë në të siç bëjnë arinjtë tjerë”, ka thënë Rahman.

“Ari është shumë i urtë dhe shumë i dashur. Para se të shpëtohej, Ari jetonte në kushte të rënda në një mini-kopsht zoologjik, së bashku me miken e tij Rina. Kishte probleme me sjelljen por tani në shtëpinë e re me programin për sjellje dhe ambientim, sjelljet e tij të ashpra janë përmirësuar. Është ariu i vetëm që nuk noton në pishinë. Preferon të shtrihet në cep të pishinës dhe t’i hedh ujë vetes me putrat e tij”, thotë më tej Rahman, transmeton Koha.net.

Rahman thotë se Ari ka apetit të mirë dhe han çdo frut e perime pa ndonjë preferencë.

Mirëpo, ajo që ka befasuar të gjithë, ashtu si edhe mediumin “British Telecommunications”, janë puthjet që këta dy arinj kanë ndarë me njëri-tjetrin

Leave a Reply

%d bloggers like this: