KronikaSporti

Euro 2016/ Elbasan-Sot luhet ndeshje Shqiperi-Armeni

Të dielen pasdite ne orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena” hqipëria do të luajë përballë Armenisë. Përballja është më e rëndësishmja në grup për kuqezinjtë, pasi përpos faktit që janë në garë për një vend në Europianin e 2016 ndeshen me rivalin direkt të grupit për nga renditja në FIFA.

Perfaqesuesja kombetare e futbollit
Perfaqesuesja kombetare e futbollit

Aktualisht Shqipëria ka 4 pikë në 3 ndeshjet e zhvilluara, edhe pse sfida me Serbinë është ende në gjykim në KAS, ndërsa Armenia ka grumbulluar vetëm një pikë. Ekipi shqiptar ka disa ditë që është grumbulluar për këtë sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme.

Ndersa ekipi i Armenisë ka mbërritur te shtunen pasdite në qytetin e Elbasanit, ku nën masa të rrepta sigurie, ekipi është shoqëruar në ambientet e stadiumit “ Elbasan Arena”, për t’u stërvitur për ndeshjen që do të zhvillohet të dielën mes Armenisë dhe Shqipërisë. Ndeshjen eliminatore “Euro 2016″ mes Shqipërisë dhe Armenis do te drejtohet nga arbitri spanjolli Fernandez Borbalan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button