Home / Politika / Statusi-Harf: SHBA përgëzon popullin shqiptar, bashkëpunim për anëtarësimin

Statusi-Harf: SHBA përgëzon popullin shqiptar, bashkëpunim për anëtarësimin

Marie Harf, Zv. Zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit, me anë të një deklarate për shtyp thekson se, SHBA përgëzon Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Sipas burimeve nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Harf thekson se, partitë politike duhet të bashkëpunojnë për anëtarësimin e vendit në BE.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin Shqiptar dhe mirëpresin vendimin e marrë në 27 qershor nga Këshilli Europian, për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Europian”, thuhet në deklaratën e Harf.

“Ne vlerësojmë punën e përkushtuar dhe të madhe që qeveritë aktuale dhe të mëparshme kanë bërë në arritjen e këtij momenti historik. Partitë politike shqiptare, qoftë në qeveri apo në opozitë, do të duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të çuar përpara vendin e tyre në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Harf.

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë miq të ngushtë dhe aleatë të qëndrueshëm. Ne mbetemi të angazhuar për të ofruar mbështetjen tonë të plotë ndërsa populli shqiptar ndjek rrugën e përzgjedhur drejt një të ardhmeje të begatë evropiane”, përfundon deklarata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.