Home / Kosova / Ukë Rugova mbetet në burg, nuk i pranohet ankesa

Ukë Rugova mbetet në burg, nuk i pranohet ankesa

rugovaGjykata e Apelit ka refuzuar sot ankesën e Ukë Rugovës kundër paraburgimit të caktuar nga gjykatësi i procedurës paraprake më 21 qershor 2014.
Ukë Rugova, fillimisht u arrestuar më 5 shkurt dhe brenda dy ore ai u arrestua sërish.
Në një njoftim për medie, Gjykata Apelit ka shpjeguar në mënyrë kronologjike arrestimin, më pastaj lirimin dhe riarrestimin e Ukë Rugovës, njofton kp.
Lidhur me Ukë Rugovën Gjykata e Apelit ka njoftuar:
“ Gjykata e Apelit më 19 qershor 2014 ndërpreu paraburgimin, sepse vërtetoi se arrestimi i tij fillestar dhe paraburgimi nuk ishin në përputhje me Nenin 75 (2) të Kushtetutës së Kosovës. Gjykata e Apelit në të njëjtin vendim diskutoi në mënyrë të veçantë edhe faktin se në maj 2014 Kuvendi i Kosovës u shpërnda, dhe mandati U.R. si deputet përfundoi, dhe për këtë arsye ai më nuk përfiton nga kufizimet bazuar në nenin 75 (2) të Kushtetutës së Kosovës.
Megjithatë, Gjykata e Apelit theksoi se ky fakt pasues nuk korrigjon lëshimet në procedurën që rezultoi me vendimin fillestar dhe zgjatjen e paraburgimit. Në anën tjetër, Gjykata e Apelit vuri në dukje se prokurori special nuk ishte penguar të kërkonte ri-arrestimin e tij nëpërmjet një procedure të re.
Prokurori special e bëri këtë dhe arrestoi sërish të pandehurin menjëherë pas lirimit të tij më 20 qershor 2014. Gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar paraburgimin e U.R. për një periudhë prej një muaji në përputhje me nenet 187 dhe 189 KPP.
Gjykata e Apelit ka vërtetuar se kushtet për paraburgim të të pandehurit, duke pasur parasysh situatën e re, janë plotësuar dhe tani e ka hedhur poshtë ankesën e mbrojtjes si të pabazuar”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: