Kosova

Rahovec, shoqërohet në polici i dyshuari për vrasjen e Elvis Pistës

Elvis-Pista-cover-750x420Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në Rahovec që lidhen me vrasjen e kandidatët për deputet të PDK’së, Elvis Pista.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pas bastisjes është shoqëruar në polici Mentor Dërguti që njihet edhe si Mentor Veliu.

“Ky person me pas është liruar dhe i është lënë thirrja që të paraqitet nesër në Policinë e Kosovës në Prishtinë”, ka thënë një burim i sigurt brenda Policisë së Kosovës.

Bastisja është kryer në orën 10 të mëngjesit nga njësia për reagim të shpejt në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor të Prizrenit.

Elvis Pista u vra më 15 qershor rreth orës 00:45 min në oborrin e restorantit “Haja Petrol” në rrugën transite. Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij.

Deri me tani nuk ka pasur të arrestuar për vrasjen e Pistës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button